Aktualitet

Zjarr në një banesë në Shkodër, zjarrfikëset ‘në luftë’ për shuarjen e flakëve

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Featured image of article: Zjarr në një banesë në Shkodër, zjarrfikëset ‘në luftë’ për shuarjen e flakëve Foto ilustruese

SHKODËR- Banesat e dhjetë familjeve janë përfshirë nga flakët, pasditen e sotme në Shkodër, në lagjen Kiras, pranë ish-konviktit të Shkollës Veterinere. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrfikëse, por zjarri i përmasave të mëdha nuk është vënë ende nën kontroll. Mësohet se shkak i zjarrit raportohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, për shkak të rrjetit të amortizuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.m/dosja.al)

Shto Koment