Kulture

Shën Valentini troket sërish! Si lindi kjo ditë e shënuar dhe si e festojnë shqiptarët, VIP-at ndajnë urimet speciale për të dashurit e zemrës (HISTORIA)

Lule, bizhuteri me vlerë dhe dhurata të çmuara për partnerët e tyre, kjo festë është e mbushur me romancë dhe dedikime të veçanta.
Featured image of article: Shën Valentini troket sërish! Si lindi kjo ditë e shënuar dhe si e festojnë shqiptarët, VIP-at ndajnë urimet speciale për të dashurit e zemrës (HISTORIA) Foto ilustruese.

TIRANË– 14 shkurt 2020, Shën Valentini trokiti sërish në derë bashkë me kupidin e tij të dashurisë. Kjo ditë e mbushur me dedikime dashurie, festohet çdo vit në të njëjtën datë dhe të gjithë çiftet, mund të shprehin dashurinë e tyre në forma më të veçanta, suprizuese dhe emocionuese. Lule, bizhuteri me vlerë dhe dhurata të çmuara për partnerët e tyre, kjo festë është e mbushur me romancë dhe dedikime të veçanta.

Një histori e shkurtër se si lindi Shën Valentini

Por çfarë është festa e Shën Valentinit në të vërtetë? Shën Valentini është një legjendë metropolitane që ka nisur të rrëfehet në fillim të viteve 1800 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së mbretëreshës Viktoria. Madje, Shën Valentini nuk është aspak shenjti i dashurisë; Shën Rafaeli është më shumë se ai, mbrojtësi i zemrave të dashuruara. Ndërkohë që Shën Rafaeli është shenjtori i takimeve të këndshme, flirteve dhe romancave. 

Megjithatë, festa që mban tashmë emrin e shenjtit të “gabuar”, celebrohet si një festë dashurie në të gjithë botën. Në Evropë kjo festë ka mbërritur vetëm diku nga vitet ’60 dhe çuditërisht në vitin 1969 Kisha e hoqi shenjtorin që përfaqëson festën nga kalendari zyrtar i emrave të shenjtëve. Nëse do të shikoni me kujdes, 14 shkurti është dita kur përkujtohen shenjtorët Ciril dhe Metodi, të cilët shkuan të përhapnin ungjillin në Rusi, në shekullin e nëntë. Në fakt Shën Valentini ka ekzistuar me të vërtetë, por ai nuk ka qenë ndonjëherë shenjti i dashurisë.

Kjo festë mbërriti në Amerikë në vitet 1845 dhe nuk u quajt kurrë Shën Valentin, por thjesht Dita e Valentinit, dita e ndjenjave të mira dhe jo vetëm e dashurisë. Pati një sukses shumë të madh, gazetat e kësaj kohe flasin për “një epidemi” apo për një “mani kolektive”. Fëmijët u dërgonin “Valentinë” mësueseve, revistat u shpjegonin lëneshave (beqaret në atë kohë nuk ekzistonin) si të gjenin burrë me anë të një kartoline, burrat u blinin grave të tyre çokollata, të gjithë të bindur se në një fare mënyre po festonin dhe kënaqnin Zotin. 

Por sipas disa të tjerëve Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë lloj riti. 

Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën, e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t’ia jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Në atë periudhë, 14 shkurti festohej në Francë, Itali, Gjermani etj.

Shën Valentini sot                                                                 

Kjo datë e shënuar festohet në mbarë botën, dhe nënkupton shprehjen e dashurisë në mënyrat më të veçanta për partnerët. Një tufë me lule, një kuti me çokollata, një darkë romantike apo një biletë për të parë grupin e preferuar, janë disa nga dhuratat më të frekuentuara në këtë ditë. Por nuk mungojnë as dhuratat që përveçse me vlerë kanë dhe një simbolikë të caktuar. këtu mund të përmendim dhe propozimet për martesë, nëpërmjet një unaze me diamant, që zgjidhet të dhurohet pikërisht në këtë ditë!

Madje një ide ideale mund të ishte dhe një udhëtim në çift, një udhëtim relaksues dhe më intim, që mund t’ju kishte munguar për një kohë të gjatë, për të shijuar njëri-tjetrin në një vend perfekt, në një ditë perfekte. Në këtë udhëtim mund të provoni aventura të çmendura, të vallëzoni në shi, të vizitoni mrekullitë e botës, të bëni një udhëtim me biçikletë në mesnatë, gjëra që nuk i keni provuar kurrë më parë.

Edhe shqiptarët e festojnë Shën Valentinin

Sigurisht që kjo festë është e ndjerë dhe festohet dhe nga shqiptarët. Disi më e zbehur, por forca e dashurisë është më e madhe në këtë datë të shënuar, në muajin e dashurisë. Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Vitet e fundit shqiptarët, kryesisht burrat, gjithnjë e më shumë po përzgjedhin buqetat me lule si dhuratë. Por nuk mungojnë as pronotimet në restorante të veçanta, një darkë romantike mes qirinjve, për të uruar këtë ditë dashurie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1.Një shëtitje nga liqeni, që tashmë është kthyer edhe në një temë diskutime, disi me nota tallëse nga publiku, është festimi më i zakontë. Në këtë ditë, parku i liqenit mbushet plot me çifte që mbajnë lule në duar. Të veshur për një rast të veçantë, kryesisht çiftet dynden në kryeqytet për të kaluar një ditë ndryshe.

2.Sigurisht është një rast shumë i mirë për dyqanet e luleve në Tiranë, që të kenë xhiron më të madhe ditore të të gjithë vitit. Shqiptarët shpenzojnë shumë para për të blerë lule, dhe një ndër dhuratat e preferuara në këtë ditë, janë pikërisht një buqetë me trëndafila të kuq.

3.Bizhuteritë, janë një tjetër dhuratë, që konsiderohet pak më e veçantë, pasi ka dhe vlerën më të shtrenjtë. Një unazë apo byzylyk me vlerë, sigurisht bën të lumtur çdo femër.

4.Darkat romantike. Prenotimet fillojnë që në 1 shkurt, dhe çiftet e kanë të vendosur të suprizojnë partnerët me një darkë mes shandanëve, në një restorant të mirë.

5.Udhëtimet e shkurtra brenda ose jashtë Shqipërisë, për të kaluar një natë të paharruar dhe aventureske, janë një tjetër ide e bukur dhe e fekuentuar ndër Shqiptarët.

6.Në këtë kënd bëjnë pjesë ato çifte minimalistë, që zgjedhin të surprizojnë partnerin ose partneren në ambjentet e shtëpisë. Një organizim me tollumbacë, qirinj dhe ëmbëlsira, shoqëruar me një shishe shampanjë e dy gota, për të festuar ditën e të dashuruarve.

7.Ndërsa të fundit janë shqiptarët që nuk e konsiderojnë aspak të rëndësishme këtë ditë, madje i duket një festë pa kuptim. “Shën Valentin kemi çdo ditë, jo vetëm një ditë në vit”,- thonë grupi që janë kundra kësaj dite të shënuar.

Në ditëm e të dashuruarve, mesa duket dashuria s’ka munguar as për çiftin presidencial, që kanë vendosur të urojnë përmes një fotoje romantike. Shtrirë në një lëndinë, me një foto të vjetër, por me vlerë për Ilir Metën, presidenti i Shqipërisë ka ndarë pozën përkrah bashkëshortes së tij Monikës, me urimin për të gjithë shqiptarët.

Gjithashtu pjesë e kësaj dite me një urim të veçantë ka ardhur dhe bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa. Ajo ka zgjedhur të urojë pa fjalë bashkëshortin e saj, përmes fotove domethënëse.

Çiftet Bieta Sulo-Alban Dudushi dhe Ermal Mamaqi- Amarda Toska kanë zgjedhur të urojnë përmes fotove romantike, teksa ndajnë një puthje në buzë.

Por, përveç personazheve që janë çift, Shën Valentinin e kanë kujtuar edhe këngëtarët e njohur lidhjet e të cilëve kanë marrë fund. Mozzik ka ardhur me një këngë tepër ‘thumbuese’ për Loredanën, ndërsa Jonida Maliqi ka kujtuar se në këtë datë të shënuar, një vit më parë, ndodhej në përgatitjet e saj për Eurovizion 2019.

R.L/Dosja.al

  • 12:58

    I thotë ‘mirupafshim’ me fjalët më të hidhura, Mozzik zgjedh datën e shënuar dhe i drejtohet Loredanës: Me kë q**** tani?

    Reperi kosovar, Mozzik ka publikuar këngën e tij të re, të cilën ka zgjedhur ta këte ekskluzive për ditën e Shën Valentinit. Një këngë, teksti i të cilës duket një thumbim për ish-bashkëshorten e tij Loredanën, me të cilën ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet.

    Veshur me të zeza, në një sfond të zymtë, Mozzik e ka sjellë këngën e radhës në gjuhën gjermane, dhe vetëm një pjesë e vogël teksti është në gjuhën shqipte. E titulluar ” Auf Wiedersehen” që në shqip përkthehet “Mirupafshim”, reperi i ka dhënë lamtumirën Loredanës, përmes fjalëve të hidhura.

    “Me kë rri tani? Me kë tymos tani? Me kë *** tani?”– është një fragment i përkthyer nga kënga, ndërsa në gjuhën shqipe ai flet qartë, për Shën Valentinin dhe faktin që ai s’do të bëjë asnjë dhuratë për këtë ditë të shënuar.

    “Shkoj edhe ky Shën Valentin         
    Kush po t’bje ty lule e kush po t’blen parfum
    Veq un asnjani prej ktyne s’jam ti e din”– është pjesa në shqip e këngës ” Auf Wiedersehen”.

    Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze me emrin Hana, dhe pak muaj më parë bënë me dije se i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Nëpërmjet disa statuseve të ndara në rrjete sociale, Mozzik hidhte dyshimet se ndarja mund të ketë ardhur si pasojë e një tradhtie nga ana e reperes, Loredana. Pak kohë më parë Loredana u përfol për një lidhje me Macloud, i cili është dhe producenti i këngës së saj më të fundit. Ndërsa një tjetër video ngriti dyshimet për lidhjen me reperin nga Lebanoni. Lorendana nuk ka mohuar asnjë thashethëm, madje ka publikuar një foto e mbështetur në kraharorin e një mashkulli…sërish pa e treguar fytyrën.

  • 12:21

    Në ditën më romantike të vitit, Robert Berisha shfaqet përkrah Nora Istrefit dhe jep lajmin e rëndësishëm (FOTO)

    Këngëtarët, Robert Berisha dhe Nora Istrefi.

    Këngëtarët, Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë shprehur qartë se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, dhe tashmë mbeten thjeshtë miq të mirë. Në ditën më romantike të vitit, Robert Berisha ka vendosur të ndajë një postim në rrjete sociale, ku shfaqet në një foto përkrah ish-bashkëshortes, Nora Istrefi.

    Postimi i Robert Berishës.

    Këngëtari ka treguar se së shpejti do të jenë bashkë për të kënduar në të njëjtin ambjent. Në ditën e shënuar të 8 marsit, Nora Istrefi dhe ish-bashkëshorti do të jenë sëbashku në ambjentet e një lokali për të përformuar.

    Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë. Ishte këngëtari Berisha ai që nëpërmjet një deklarate në rrjete sociale ka rrëfyer se me Nora Istrefin do të mbeten miq të mirë, por martesa e tyre ka marrë fund. Robert Berisha publikisht deklaroi: Nora të kam borxh jetën… Që prej asaj kohe është aluduar për rikthime të mundshme të çiftit, por të dy kanë treguar qartazi, që ata thjesht ruajnë një miqësi dhe komunikim të mirë, për hir të vajzës së tyre Renee.

  • 11:20

    Prej kohësh e ndarë nga Romeo, ‘habit’ Jonida Maliqi! Kujton ku ndodhej 14 shkurtin e vitit të shkuar (FOTO)

    Këngëtarja Jonida Maliqi prej kohësh ka deklaruar se është beqare, duke dhënë kështu një përgjigje se i ka dhënë fund lidhjes me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Por, në ditën e të dashuruarve, Jonida Maliqi ka vendosur të tregojë se ku ndodhej në datën 14 shkurt të vitit 2019.

    Postimi i Jonida Maliqit.

    Këngëtarja ka treguar se kjo datë ka qenë mjaft e rëndësishme për të, pasi gjendej në studio duke u bërë gati për Eurovision 2019. Por, duhet të theksojmë se në këtë periudhë Jonida ishte në një romancë me Romeo Veshajn…

    Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin në një lidhje, që përfundoi ende pa u konfirmuar nga çifti. Jonida Maliqi e pranoi se është single, ndërsa Romeo Veshaj, në një intervistë së fundmi për “ThumbOn”, foli në lidhje me këngëtaren, duke treguar se është vetëm.

  • 11:04

    E pyesin për Shën Valentinin, ish-gruaja e Stresit jep përgjigjen e papritur: Do jetë një ditë… (FOTO)

    Reperi Stresi dhe ish-gruaja e tij, Kejsi.

    Të ndarë prej disa kohësh, të gjithë janë kuriozë nëse Stresi dhe Kejsi do ta festojnë apo urojnë njëri-tjetrin për Shën Valentin, pasi çifti kanë shprehur dëshirën për rikthim.

    Ish-bashkëshortja e Stresit ka realizuar një rubrikë pyetje-përgjigje. Një nga pyetjet që ka kuriozuar ndjekësit, është se ku do ta festojë Shën Valentinin, Kejsi.

    Postimi i Kejsit në rrjete sociale.

    “Si mendon se do të jetë ky 14 shkurt për ty?,”- shkruan ndjekësja në profilin e Kejsit.

    “Do jetë një ditë si çdo ditë tjetër, do jem në punë…”– shkruan Kejsi, ndërsa e shoqëron me një emoji të qeshurash.

    Pak ditë më parë Kejsi festoi ditëlindjen e saj, dhe Stresi nuk u tregua i rezervuar por e uroi publikisht për ditëlindje, duke i vënë një kurorë mbi kokë. Dyshja kanë pranuar se mbajnë një komunikim mes tyre. Reperi publikoi një këngë “Zemrën maje”, që i dedikohej ish-partneres së tij, dhe ka shprehur gjithmonë nëpër intervista, shpresën për rikthim.

  • 10:57

    10 fakte interesante për Ditën e Shën Valentinit

    Një kartolinë për Shën Valentin

    Dita e Shën Valentinit… një ditë e mbushur me dashuri, letra, karamele, lule. Për këtë ditë të shënuar për të dashuruarit ka dhe 10 fakte interesante që ndodhta nuk i keni ditur më parë.

    Poema më e vjetër e dashurisë që mbijetoi është shkruar në një pllakë balte nga Sumerians, duke shkruar rreth 3500 vjet para Krishtit emrin “Stamboll # 2461”.

    10 fakte intersante:

    1.Në mesjetë, vajzat hanin ushqime të pazakonta ditën e Shën Valentinit për t’i bërë ata që të ëndërronin rreth burrit të ardhshëm.

    2. Më shumë se 1/3 e meshkujve janë të lumtur që nuk marrin asnjë dhuratë nga e dashura për Shën Valentin

    3. Më 1537, Mbreti i Anglisë Henry VII e shpalli zyrtarisht 14 shkurtin festën e Ditës së Shën Valentinit.

    4. Rreth 1 miliardë kartolina dashurie shkëmbehen në Ditën e Shën Valentinit.

    5. Hallmark ishte një nga të parët që prodhoi kartolinën në Ditën e Shën Valentinit, në vitit 1913.

    6. Dita e Shën Valentinit dhe Dita e Nënës janë festat më të mëdha kur dhurohen lule

    7. Rreth 189 milion tufa me trëndafila shiten në SHBA në Ditën e Shën Valentinit.

    8. Richard Cadbury (djali i John Cadbury, themeluesi i kompanisë së famshme botërore) krijoi kutinë e parë të njohur të formës së zemrës me çokollata për Ditën e Shën Valentinit në 1868.

    9. Më shumë se 35 milion kuti çokollatash në formë zemre shiten për Ditën e Shën Valentinit.

    10. Një mashkull shpenzon mesatarisht 130 dollarë në ditën e Shën Valentinit, ndërsa një femër shpenzon 70 dollarë.

  • 10:46

    “Shpirtra të lumtur”, Ami dhe Ermali bëjnë ‘prova teknike’ në ditën e dashurisë, puthja romantike e çiftit (FOTO)

    Aktori Ermal Mamaqi dhe moderatorja, Amarda Toska.

    Shën Valentini trokiti në derë edhe për çiftin e njohur, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Të lumtur përkrah njëri-tjetrit, Ami dhe Ermali kanë zgjedhur të njëjtat foto për të uruar Shën Valentinin, por në forma të ndryshme.

    Ndërsa Amarda shkruan: “Shpirtra të lumtur brenda dhe jashtë”, Ermal Mamaqi nuk e lë pas humorin dhe në këtë ditë të shënuar: “Duke prit Shën Valentinin(prova teknike).”

    Me sa duket, çifti i njohur kanë zgjedhur ta presin jashtë Shën Valentinin, pasi duken në ambjentet e një klubi, ndërsa nuk i shqisin shikimet ndaj njëri-tjetrit.

  • 10:28

    Shtrënguar duart me Erion Veliajn, Ajola Xoxa zgjedh ta urojë pa fjalë bashkëshortin, në ditën e dashurisë (FOTO)

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe gruaja, Ajola Xoxa.

    Pa fjalë, thjesht me dy foto që kanë një domethënie të madhe, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë , Ajola Xoxa zgjedh ta urojë në një mënyrë të veçantë bashkëshortin e saj.

    Postimi i Ajola Xoxës.

    Ajo ka zgjedhur dy foto, në të cilat nuk shfaqen fytyrat e çiftit, por thjesht një shtrëngim duarsh, që tregon lidhjen e ngushtë që ata kanë me njëri-tjetrin.

    Postimi i Ajola Xoxës.

    Pa fjalë, por me imazhe, Ajola Xoxa zgjodhi një mënyrë të thjeshtë dhe të veçantë për të uruar bashkëshortin e saj, Erion Veliaj.

  • 10:16

    Në prag të Shën Valentinit, njihuni me vajzën e mistershme, brunen yll që mori një trëndafil nga Capital T (VIDEO)

    Reperi, Capital T dhe vajza brune.

    Reperi Capital T bëri kuriozë të gjithë fansat e tij, pas postimit të një fotoje romantike përballë kullës Eiffel, krah një bruneje që pozonte me kurriz. Me një trëndafil në dorë, të gjithë menduan se më në fund Capital T, tregoi vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

    Mjaft i rezervuar për jetën personale, reperi nuk është shfaqur asnjëherë përkrah një vajze të dyshuar si e dashura e tij, por kësaj radhe të gjithë menduan se Capital T u dorëzua.

    Por, gjërat paskan qenë ndryshe. Capital T kishte paralajmëruar një këngë romantike, dhe me sa duket vajza në fjalë, është bukuroshja që do të jetë në xhirimet e klipit më të ri “J’TAIME” që pritet të publikohet sot në orën 2.

    Capital T ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga klipi i tij i radhës, dhe bukuroshja brune që vuri në dyshim të gjithë fansat e tij, duket qartësisht në video. Tashmë e hoqëm kuriozitetin!

  • 9:59

    "Mund t'ja lejojmë vetes foto të tilla", puthje në buzë me Alban Dudushin, Bieta Sulo poston MOMENTET romantike për Shën Valentin

    Moderatorët, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo.

    Moderatorja Bieta Sulo në ditën e shënuar të Shën Valentinit, ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa poza të veçanta dhe të rralla, ku puthet me bashkëshortin e saj, Alban Dudushi. Në një vend me dëborë, buzë një mali, Bieta dhe Albani kanë shkëmbyer puthjen e dashurisë.

    “Në prag të Shën Valentinit mund t’ia lejojmë vetes disa foto të tilla,”- shkruan Bieta Sulo në fotot përkrah bashkëshortit të saj.

    Dy moderatorët janë mjaft të rezervuar në publikimin e fotove romantike, por në ditën e të dashuruarve, Bieta Sulo ja ka lejuar vetes të postojë dhe momente të tilla, dhe duken mjaft bukur.

  • 9:43

    Dashuria s’mungon as tek “çifti presidencial”, shtrirë në lëndinë Ilir Meta i uron Shën Valentinin Monika Kryemadhit

    Presidenti, Ilir Meta dhe bashkëshortja, Monika Kryemadhi.

    Sot është data 14 shkurt, dita e të dashuruarve, dhe mesa duket dashuria s’ka munguar as nga çifti presidencial, që kanë vendosur të urojnë përmes një fotoje romantike.

    Shtrirë në një lëndinë, një foto mesa duket e vjetër, por me vlerë për Ilir Metën, presidenti i Shqipërisë ka ndarë pozën përkrah bashkëshortes së tij Monikës, me urimin për të gjithë shqipëtarët.

    “Me shumë dashuri në zemrat e gjithë shqiptarëve!”- shkruar presidenti Meta krah fotos romantike përkrah Monika Kryemadhit.

    Të lumtur e të buzëqeshur, në një foto në harmoni me natyrën, Ilir Meta ka zgjedhur këtë foto krah Monika Kryemadhit, për t’i uruar sa më shumë dashuri të gjithë shqiptarëve.

Shto Koment