Bota

Gjyqi për fajësimin e Trump/ Senati i SHBA miraton rregullat e gjykimit

Senati ka miratur një rezolutë që përshkruan rregullat e procedurave për fajësimin e Presidentit amerikan Donald Trump. Pas më shumë se 12 orësh debati dhe disa ofertave të dështuara Demokratike për ndryshime që kërkojnë dokumente dhe dëshmitarë, Senati amerikan miratoi një rezolutë ku përshkruhen hapat që do të rregullojnë procedurat e fajësimit të Presidentit Donald Trump.
Featured image of article: Gjyqi për fajësimin e Trump/ Senati i SHBA miraton rregullat e gjykimit Mitch McConnell

SHBA– Me republikanët që iu bashkuan Senatit orët e para të mëngjesit së sotëm, ky vendim kaloi me 53 vota pro dhe 47 kundër, për të miratuar planin e gjykimit, i cili lejon hapjen e argumenteve nga ligjvënësit e Shtëpisë që po gjykojnë çështjen.

Gjyqi filloi me seriozitet të martën me udhëheqësin e Senatit, Mitch McConnell.

Kundërshtarët e Trump do të kenë 24 orë kohë gjatë 3 ditëve të ardhshme për të dhënë argumentet pse lideri amerikan duhet shkarkuar nga detyra për dy akuzat e abuzimit me pushtetin dhe për pengimin e procesit në Kongres.

Senati i ka kundërshtuar 11 amendamentet e demokratëve për të mbledhur prova të reja.

“Ky është një moment i rrezikshëm sepse ne realisht po përpiqemi të kemi një proces të vërtetë penal. Është presidenti ai që po e shpejton, dhe që nuk po lejon hetimin e akuzave të rënda ndaj tij.”- u shpreh demokrati Adam Shif.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kur i sheh akuzat për procedimin e presidentit, nuk janë vetëm qesharake por edhe të rrezikshme për republikën tonë. Po tentohet të zhbëhet një proces elektoral dhe të vidhet tjetri. Duan ta heqin Donald Trump-in që ai të mos kandidojë këtë vit, dhe kështu po sulmojnë një nga të drejtat më të shenjta të ne amerikane si kurrë më parë, të drejtën për të zgjedhur presidentin tone.”- tha avokati i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa vet Trump ka deklaruar: E gjithë gjëja është e kurdisur. Nuk ka për të shkuar gjëkundi sepse nuk ka ndodhur asgjë. Gjëja e vetme që kemi bërë është puna e shkëlqyer për vendin tone.

Burimi:  Aljazeera

A.C/Dosja.al

Shto Koment