Bota

SHBA i kërkon Kinës të bashkohet me Rusinë, për një takim rreth armëve bërthamore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar ditën e djeshme Kinës të bashkohej me bisedimet tripalëshe të armëve bërthamore me Rusinë, duke e quajtur sekretin e Pekinit rreth rritjes së rezervave “një kërcënim serioz për stabilitetin strategjik”.
Featured image of article: SHBA i kërkon Kinës të bashkohet me Rusinë, për një takim rreth armëve bërthamore Donald Trump me zyrtarin kinez

SHBA– Presidenti  amerikan Donald Trump tha që vitin e kaluar ai kishte diskutuar një marrëveshje të re të armëve bërthamore me presidentin rus, Vladimir Putin dhe shpresonte të shtrihej deri në Kinë se cila do të ishte një marrëveshje e madhe midis tre fuqive kryesore në botë. Por Kina nuk ka pranuar të marrë pjesë.

Ne mendojmë, duke pasur parasysh faktin se rezerva bërthamore e Kinës vlerësohet të dyfishohet gjatë dhjetë viteve të ardhshme, tani është koha për të pasur një diskutim trepalësh,”-është shprehur Robert Wood, ambasadori i çarmatimit amerikan, para gazetarëve në hapjen e Konferencës të mbështetur nga KB mbi çarmatimin në Gjenevë.

Ai tha se Uashingtoni kishte diskutuar bisedime të mundshme tripalëshe në një takim të sigurisë me Rusinë javën e kaluar dhe kishte arritur në një mirëkuptim për ndjekjen e tyre.

 “Ne nuk kemi mundësi të presim,”-shtoi ai.

Burimi: REUTERS 

A.C./Dosja.al

Shto Koment