
SHBA– Gjesti diskriminues dhe vrasja që kreu polici amerikan 6 ditë më parë ka shkakuar protesta në dhunshme e masive në mbarë SHBA. Polici që vrau 46-vjeçarin me ngjyrë, George Floyd, është arrestuar dhe për krimin që ai kreu qytetarët amerikanë ende vijojnë me protesta dhe tubime në shumë qytete.
Por pas afro një jave që vendi është përfshirë në protesta sot edhe policia është bashkuar me manifestuesit që kanë protestuar për vrasjen e George Floyd duke marshuar së bashku me ta, si edhe duke ulur në gjunjë.

Fotot ku shihen agjentët e Kamden në Neë Jersey Ferguson, Misuri, Miami, Flint e Miçigan janë bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar një anë tjetër të policëve nga ajo që u pa më 25 maj.
Kjo që shihet në foto është një solidarizim dhe shembull nga policët amerikanë që nuk ngjajnë aspak me policin Derek Chauvin që ja mbajti gjunjin në fyt 46-vjeçarit derisa e mbyti.
Protestuesit në Flint Micigan, të mbledhur para stacionit të policisë, dëgjuan fjalët e sherifit të kontesë Xhenesi, Kristofer Suanson, i cili foli me ta para se të bashkohej me protestën paqësore pasi dorëzoi kaskon dhe shkopin e gomës në shenjë paqe: E vetmja arsye pët të cilën jemi këtu, është që t’ju japim zë, vetëm për këtë!
Kristofer Suanson u shpreh sesi agjentët e policisë në vend nuk janë të gjithë si ish-agjenti Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e Floyd. Ai tha që askush nuk duhet të mendojë se Chauvin që vrau Floyd përfaqëson të gjithë policinë e vendit. Ai tha se policia e adhuron popullin dhe është në rrugë për të ndihmuar njerëzit.
Burimi: msn
A.C/Dosja.al