Bota

Tentuan të digjnin edhe Shtëpinë e Bardhë/ Vigjilenti i armatosur mbron bankën nga protestuesit që po shkatërrojnë gjithçka

FOTO
Mes shumë pamjesh vandale shihet edhe një moment, kur një qytetar është treguar vigjilent, teksa ishte i armatosur ai tentoi të mbronte një bankë që po tentohej të vidhej nga protestuesit.
Featured image of article: Tentuan të digjnin edhe Shtëpinë e Bardhë/ Vigjilenti i armatosur mbron bankën nga protestuesit që po shkatërrojnë gjithçka Qytetari qe po mbron banken

SHBA– Në SHBA prej afro një jave vijojnë protestat e dhunshme pas vrasjes së 46-vjeçarit me ngjyrë George Flyod. Qytetarët amerikanë kanë mbushur rrugët e qyteteve duke bërë sjellje vandale në dyqane, qendra tregtare e deri tek sulmi i Shtëpisë së Bardhë.

Mes shumë fotosh dhe video që janë publikuar nga qytetet ku po mbahen protestat  shihen skena shokuese e të trishta, sesi po sillen njerëzit.

Por mes shumë pamjesh shihet edhe një moment kur një qytetar është treguar vigjilent, teksa ishte i armatosur ai tentoi të mbronte një bankë që po tentohej të vidhej nga protestuesit.

Qytetari qe po mbron banken

Kjo ngjaje është regjistruar në Santa Monica në Kaliforni, ndërsa dhjetëra qytete amerikane janë zhytur në kaos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prandaj kjo situatë kaq e tensionuar ka bërë që mijëra amerikanë të marrin armët për të mbrojtur pronat e tyre.

Ndërkohë pas  momentit kur protestuesit tentuan të digjnin Shtëpinë e Bardhë edhe Presidenti amerikan, Donald Trump u fsheh në bunkierin nëntokësor për t’u mbrojtur.

Burimi:  Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment