Bota

Tre policë ia vunë gjunjtë mbi trup, publikohen pamje të reja nga vdekja e George Floyd (VIDEO)

Është publikuar edhe një video e re që shihet sesi tre oficerë të Departamentit të Policisë në Minneapolis kanë vendosur gjunjët  mbi trupin e George Floyd gjatë momentit kur donin ta arrestonin.

Vrasja e George Floyd nga polici amerikan ka tronditur SHBA, ndërkohë që prej më shumë se 5 ditësh nuk kanë të ndalur protestat në Amerikë për këtë shkak.

Së fundmi veç videos ku shihet sesi polici i vendos këmbën në fyt 46-vjeçarit, është publikuar edhe një video e re që shihet sesi tre oficerë të Departamentit të Policisë në Minneapolis kanë vendosur gjunjët  mbi trupin e George Floyd gjatë momentit kur donin ta arrestonin.

Floyd u vra në mënyrën më barbare nga oficeri i policisë, Derek Chauvin, i cili tashmë është arrestuar për krimin që ka bëri, ndërsa në vend nuk kanë të ndalur protestat e dhunshme.

Sipas CNN nuk është bërë e mundur identifikimi i personit që ka xhiruar videon e re. Siç shihet kjo video tregon anën tjetër të automjetit të policisë në Minneapolis, ku ndodhi arrestimi. Në video duket se Shauvin dhe dy oficerët e tjerë e kanë shtrirë për toke, Floyd.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë që fjalët e fundit të Floyd kanë qenë: Unë nuk mund të marr frymë, njeri. Të lutem, më lër të qëndroj. Të lutem, burrë.

Tashmë Chauvin është në prej pasditen e së premtes e sipas Departamentit të Sigurisë Publike në Minesota, ai përballet me akuza për vrasje të shkallës së tretë. Katër oficerë u përfshinë në incident dhe të gjithë janë larguar nga puna nga Departamenti i Policisë në Minneapolis.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment