Bota

Koronavirusi po “mposht” botën/ SHBA premton 1 miliard dollarë për vaksinën kundër virusit vdekjeprurës

Qeveria amerikane ka premtuar se do të japë 1 miliard dollarë për vaksinën e skatë që “mposht” koronavirusin dhe rreth 1.5 miliardë dollarë të tjera për furnizimet mjekësore.
Featured image of article: Koronavirusi po “mposht” botën/ SHBA premton 1 miliard dollarë për vaksinën kundër virusit vdekjeprurës Foto ilustruese

SHBA– Përhapja e virusit vdekjeprurës përtej kufijve të Kinës, me shpejtësi të madhe, ka detyruar shumë vende të botës të marrin masa të forta për të mos lejuar sëmundjen e ngjashme me gripin të kthehet në pandemi.

Virusi vdekjeprurës që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën ka vijuar të marrë çdo ditë e më shumë jetë njerëzish, ndërsa të infektuar janë regjistruar mbi 80 mijë në rang global.

Të gjitha shtetet, përfshirë edhe Shqipërinë, po marrin masa të forta për shmangien e Koronavirusit, ndërkohë që ende nuk është gjetur vaksina kundër këtij virusi.

Ndërkohë autoritetet në Korenë e Jugut do të testojnë edhe 200 mijë anëtarë të një Kishe, ku dyshohet për persona të infektuar, ndërsa nga ana tjetër SHBA ka premtuar mbi 2.5 miliard dollarë për të sfiduar Koronavirusin.

Ky virus që shpërtheu në Kinë ka marrë 2.698 jetë njerëzish në rang global, ndërsa të infektuar numërohen rreth  80.067 njerëz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria amerikane ka premtuar se do të japë 1 miliard dollarë për vaksinën e skatë që “mposht” koronavirusin dhe rreth 1.5 miliardë dollarë të tjera për furnizimet mjekësore.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 230. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për të përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

Burimi: Nytimes 

A.C/Dosja.al

Shto Koment