Bota

Shtëpia e Bardhë e ‘zhgënjyer’ për mungesën e transparencës së virusit në Kinë

Kudlow parashikoi që ndikimi ekonomik do të ishte “mjaft minimal” për Shtetet e Bashkuara, por tha se frika për koronavirusin po krijonte “pasiguri”.
Featured image of article: Shtëpia e Bardhë e ‘zhgënjyer’ për mungesën e transparencës së virusit në Kinë Larry Kudlow

SHBA– Shtetet e Bashkuara ndihen të qetë nga mungesa e transparencës së Kinës për krizën që ka krijuar koronavirusi, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ditën e djeshme.

“Ne jemi pak të zhgënjyer që nuk jemi ftuar dhe pak jemi të zhgënjyer nga mungesa e transparencës që vjen nga kinezët.”- tha në një deklaratë për gazetarët  Larry Kudlow, drejtori i Këshillit Ekonomik të Presidentit Donald Trump.

Por Kudlow tha se pyetjet pa përgjigje ishin në rritje dhe nuk kishte asnjë shenjë të bashkëpunimit të premtuar.

“Presidenti Xi siguroi Presidentin Trump se Kina ishte në të dhe do të kishte përhapje, ata do të pranonin ndihmën tonë. Ne jemi më se të gatshëm të punojmë me KB dhe OBSH për këtë dhe ata nuk do të na lejojnë. Unë nuk e di se cilat janë motivet e tyre. Unë e di se me sa duket gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë atje.”-shtoi ai.

Kudlow parashikoi që ndikimi ekonomik do të ishte “mjaft minimal” për Shtetet e Bashkuara, por tha se frika për koronavirusin po krijonte “pasiguri”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nëse nuk marrim informacion të mirë nga Kina, është shumë e vështirë për ne të bëjmë një vlerësim të mirë.”- përfudnoi  Kudlow.

Kujtojmë që SHBA i ka kërkuar Kinës që të pranojë ndihmën e saj në këtë situatë të vështirë që ndodhet pas përhapjes së Koronavirusit, por ndërkohë qeveria kineze deklaron se situata është nën kontroll dhe po menaxhohet si duhet. Ndërkohë diçka e tillë nuk është thënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sepse sipas liderit të OBSH mungesa e reagimit ndaj këtij viursi mund të godasë rëndë gjithë botën.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1383  njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  64 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit. Githashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment