Bota

Vritet ‘live’ në Facebook, 19-vjeçari qëllohet me armë zjarri ndërkohë që po këndonte rep

Mediat e huaja shkruajnë se në video 19-vjeçari  shihej brenda një makine duke kënduar ndërsa më pas dëgjohen edhe të shtënat me armë. 
Featured image of article: Vritet ‘live’ në Facebook, 19-vjeçari qëllohet me armë zjarri ndërkohë që po këndonte rep Jeremiah Dickey

SHBA– Një i ri 19-vjeçar është qëlluar për vdekje gjatë kohës që ai po këndonte live në Facebook.  Ngjarja ndodhi afër shtëpisë së tij në New York të martën, ndërsa policia tashmë po heton mbi ngjarjen tragjike që tronditi SHBA.

Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:45 pasdite, kanë deklaruar  zyratarët e Departamentit të Policisë në New York. Pasi arritën në vendngjarje, policia gjeti 19-vjeçarin Jeremiah Dickey të plagosur dhe pa ndjenja.

I riu u dërgua në një spital lokal, dhe policia shumë shpejt konfirmoi edhe vdekjen e tij.

“Mua më mungon djali im. Nuk mund të qëndroj ulur këtu duke qarë ndërsa ata janë akoma të lirë”.– është shprehur  e ëma e të riut  Debra Dikei.

Sipas një prononcimi për CNN, Facebook konfirmoi se videoja e Jeremiah u fshi nga platforma e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat e huaja shkruajnë se në video 19-vjeçari  shihej brenda një makine duke kënduar ndërsa më pas dëgjohen edhe të shtënat me armë.

“Ky është një incident i tmerrshëm, ne solidarizohemi me viktimën dhe të familjarët e tij.”- ka deklaruar një zëdhënës në Facebook.

Burimi: gwinnettdailypost

A.C/Dosja.al

Shto Koment