Bota

Serbia do të rihap kufijtë nga 1 qershori, qytetarët që do të udhëtojnë duhet të kenë testin negativ të Covid-19

Nga data 1 qershor Serbia do të rihap kufijtë me 4 vende, përfshirë këtu Maqedoninë e Veriut, Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën, por çdo qytetarë që do të udhëtojë duhet të ketë me vende edhe "pasaportën e shëndetetësisë", pra testin negativ të Covid-19.
Featured image of article: Serbia do të rihap kufijtë nga 1 qershori, qytetarët që do të udhëtojnë duhet të kenë testin negativ të Covid-19 Foto ilustruese

SERBI– Qeveria serbe ka bërë me dije se nga 1 qershori do të hap kufitjtë me 4 vende të tjera. Në këtë mënyrë qytetarët e Serbisë mund të hyjnë në vend dhe të lëvizin pa kufizime, nëse kanë rezultuar negati për koronavirusin brenda 72 orëve të fundit, ndërsa ata pa një test të tillë që i provon ata se janë të pa infektuar, do të duhet të kalojnë 14 ditë në izolim.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Serbia, nga 1 qershori, do t’i rihapë kufijtë. Ky vendim ka të bëjë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës.

Kujtojmë që kufijtë janë mbyllur prej në mes të muajit mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Daçiç tha se kufizimet për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian do të mbeten në fuqi së paku deri më 15 qershor.

Duke folur për mediat serbe, Daçiç tha se këto janë qëndrimet e Serbisë dhe se hyrja e qytetarëve serbë në vendet e tjera do të varet nga rregullat që i kanë ato vende. Ndër të tjera ai tha se Serbia, që nga fillimi i pandemisë, ka riatdhesuar rreth 15,000 qytetarë të saj nga vende të ndryshme të botës. “Ata janë kthyer me fluturime humanitare”, tha Daçiç. Serbia është vendi më i prekur nga koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbi 10,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa kanë vdekur 220. Javën e kaluar, Kuvendi i Serbisë ka votuar për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend, e cila është vendosur më 15 mars, si masë për frenimin e koronavirusit.

Burimi: N1 

A.C/Dosja.al

Shto Koment