Politike

“Hajdutë lukuni dhe famosë”/ Berisha: Shqiptarët do të zhgënjëhen nga donacionet, ja kush fshihet pas shifrës 1.15 miliard euro

Berisha tha se pas shifrës së donacioneve qëndrojnë dy hajdutë 'lukuni'
Featured image of article: “Hajdutë lukuni dhe famosë”/ Berisha: Shqiptarët do të zhgënjëhen nga donacionet, ja kush fshihet pas shifrës 1.15 miliard euro Sali Berisha

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shqiptarët do të zhgënjëhen shumë shpejt nga dhurimi i donacioneve nga Konferenca e Donatorëvë, e cila u mbajt ditën e djeshme në Bruksel. Teksa është i ftuar këtë mbrëmje në emsionin Tempora në Ora News, Berisha tha se pas shifrës së donacioneve qëndrojnë dy hajdutë që sipas tij janë, Arben Ahmetaj dhe Artan Agolli.

Pyetje: Si u duk shifra 1.15 miliard?

Sali Berisha: Së pari mirënjohje e thellë ndaj atyre që japin para për shqiptarët e goditur nga tërmeti në Durrës, Tiranë e Lezhë. Së dyti falenderim dhe për Ursula Von Der Leyen që organizoi konferencën atje. Së treti, smund të ndalem pa thënë se jashtë euforisë së madhe, jam 100% i sigurtë se shumë is shpejt do të jetë zhgënjimi i qytetarëve. Së pari sepse ndërmjetesi i donacioneve është një grup hajdutësh të pashoq në Europë. Së dyti dal konkretish, dy fihurat kyçe hajdute pas Ramës, Arben Ahmetaj famosi, i fshehur pas PPP-ve, ka të groposur kazana të mëdhenj me euro, kështu thuhet. I dyti hajduti I heshtu është Artan Agolli, ai është lukuni i papërmbajtur dhe kam marrë vesh se një pjese e fondve do të shkojnë drejt Agollit. Ai vjedh 24 orë në 7 ditë për Edi Ramën. Dje përfaqësuesi i SHBA tha se do japim 5 milion dollarë për Akademinë e Transparencës. Kjo do të thotë se do ti japim për kapur hajdutët. Kjo ndodh në Shqipëri dhe me meritë. Është absotulisht e domosdoshme dhe unë e përshëndes këtë vendim të qeverisë amerikane. Ata deklaruan se paratë tona do kenë synim transparencën e këtyre parave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment