Bota

Kalon mbi 2 mijë numri i viktimave nga Koronavirusi, Rusia mbyll kufinjtë për çdo kinez nga 20 shkurti

Zyrtarisht Rusia ka vendosur të kufizojë kalimin  e qytetarëve kinezë në territorin e saj nga data 20 shkurt, në mënyrë që të shmangen mundësitë e përhapjes së koronavirusit.
Featured image of article: Kalon mbi 2 mijë numri i viktimave nga Koronavirusi, Rusia mbyll kufinjtë për çdo kinez nga 20 shkurti Policia ruse

RUSI– Koronavirusi ka vrarë mbi 2,000 njerëz në Kinë dhe po vazhdon të përhapet në të gjithë botën,ndërkohë ka krijuar panik në  çdo shtet të botës, pasi të paktën deri më tani janë konfirmuar 28 shtete ku është përhapur virusi.

Përmes mediave të huaja Rusia ka rritur masat për të pasur nën kontroll rrezikun e njerëzve nga Koronavirusi.

Deri më tani janë mbyllur shumë biznese, por edhe pika kufitare përgjatë Rusisë prej 4200 kilometrash me Kinën dhe ndalon përkohësisht qytetarët kinezë të hyjnë në shtetin rus.

Zyrtarisht Rusia ka vendosur të kufizojë kalimin  e qytetarëve kinezë në territorin e saj nga data 20 shkurt, në mënyrë që të shmangen mundësitë e përhapjes së koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rusia raportoi dy rastet e para të koronavirus dhe tha se personat e infektuar ishin shtetas kinezë që ishin shëruar tashmë pas qëndrimit në Karantinë. Qytetari i parë rus gjithashtu është infektuar në anijen që u bllokua në Japoni.

Koronavirusi ka shënuar  2,009  viktima në Kinë ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar mbi 75 mijë persona. Nga virusi vdekjeprurës ka ndërruar  jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus, në Whan. Ndërsa javën që lamë pas është raportuar edhe vdekja e parë në Francë. Rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Burimi: themoscowtimes

A.C/Dosja.al 

Shto Koment