Bota

Vdesin 5 pacientë me Covid-19 nga zjarri në spital, evakuohen edhe 150 të tjerë në Rusi, shkak ventilatorët e mbingarkuar

Mediat vendase kanë raportuar se të 5 pacientët që vdiqën kishin qenë në ventilatorë.
Featured image of article: Vdesin 5 pacientë me Covid-19 nga zjarri në spital, evakuohen edhe 150 të tjerë në Rusi, shkak ventilatorët e mbingarkuar

RUSI– Një spital në  St Petersburg, të Rusisë është përfshirë nga  flakët ku për pasojë kanë vdekur 5  pacientë me Covid-19 ndërsa  150 të tjerë janë  evakuuar nga njësia e kujdesit intensiv.

Sipas mediave të  huaja mësohet që zjarri  është shkaktuar nga një qark i shkurtër i një ventilatori.  Megjithatë pas shuarjes së zjarrit spitali nuk ka qenë më në kushtet  e duhura për të trajtuar pacientët prandaj ministria tashmë  ka bërë me dije se për sigurinë e pacientë të  gjithë janë evakuuar.

Mediat vendase kanë raportuar se të 5 pacientët që vdiqën kishin qenë në ventilatorë.

“Ventilatorët po punojnë në kufijtë e tyre. Indikimet paraprake janë që ai ishte i mbingarkuar dhe mori zjarr, dhe ky ishte shkaku.”-  i tha një burimi në departamentin e emergjencave të St Petersburgut agjencisë së lajmeve Interfax.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky lajm i rëndë vjen teksa Rusia është një ndër vendet  më të goditura si shkak virusit, pasi prej më shumë se një jave bilanci ditor i të sëmurëve ka qenë mbi 10 mijë, prandaj dhe Qeveria ka marrë  masa drastike duke bllokuar vendin në përpjekje të frenimit të Rusisë.  Rusia  tani renditet e 3 për numrin më të lartë të infeksioneve të konfirmuara në të gjithë botën. Të hënën, ajo raportoi një rritje rekord ditore prej 11656 rastesh, duke e çuar numrin zyrtar në 221.344.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment