Bota

Koronavirusi po ‘gjunjëzon’ botën, priftërinjtë në Rumani përdorin një lugë të vetme tek besimtarët për ritet fetare

E frikshme, por e vërtetë, priftërinjtë në Rumani përveçse nuk kanë zbatuar rregullin kryesor të distancës mes njerëzve, kanë përdorur një lugë të vetme për shumë besimtarë gjatë kryerjes së riteve fetare, ndërkohë që e gjithë bota është në kulmin e COVID-19.
Featured image of article: Koronavirusi po ‘gjunjëzon’ botën, priftërinjtë në Rumani përdorin një lugë të vetme tek besimtarët për ritet fetare Prifti dhe një besimtare rumune

RUMANI–  E gjithë bota ka ndërmarrë masa të forta për t’u mbrojtur nga Koronavirusi vdekjeprurës por një rast i çuditshëm ka ndodhur në Rumani.

Sipas mediave të huaja priftërinjtë ortodoksë në qytetin Cluj teksa kanë kryer ritet e tyre fetare të dielën, kanë përdorur të njëjtën lugë për besimtarët, duke rritur rrezikun për jetën e  njerëzve

“Shumë priftërinj nuk e kanë kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, dhe duke marrë parasysh faktin urdhërit nga Patriarku, ata vepruan si zakonisht. Do të ketë një ndikim. Nëse keni 100 persona, mundësia që dikush të infektohet është e lartë.”- u shpreh  Bogdan Tanase, kreu i Aleancës së Mjekëve të Rumanisë.

Ndërsa një ditë më vonë pamjet ku priftërinjtë përdorin të njëjtën lugë për besimtarët  janë bërë virale në internet, prandaj dhe autoritetet e kishës rumune njoftuan një listë me masa të reja.

Veprimet e priftërinjve nxjerrin në pah reagimin, shpesh të pabarabartë ndaj pandemisë aktuale, në Rumani dhe në vende të tjera të botës, megjithëse kjo po ndryshon autoritetet po shpallin masa akoma më të forta.

Bllokim i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi një bllokim të plotë në të gjithë vendin që ka hyrë në fuqi ditën e sotme për të ndihmuar në zbatimin e masave. Njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre për të punuar ose për të bërë pazar, ndërsa çdo person mbi 65 vjeç duhet të qëndrojë në shtëpi, ka thënë ai.

Kjo erdhi pasi Rumania raportoi viktimën e tetë nga koronavirusi. Vendi kishte 762 raste të konfirmuara që pasditen e së martës, me mbi 5,500 njerëz në karantinë, ndërsa 83.970 të tjerë janë të izoluar në shtëpi dhe nën mbikëqyrjen mjekësore.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: euronews

A.C/Dosja.al

Shto Koment