Politike

Zgjedhorja/ Rudina Hajdari kërkon kohë për konsultim me deputetët: Parimisht dakord, por duhet të ketë një qartësi më të madhe

Hajdari thotë se i duhet kohë në mënyrë që konsultohet edhe me kolegët e tjerë në Parlament.
Featured image of article: Zgjedhorja/ Rudina Hajdari kërkon kohë për konsultim me deputetët: Parimisht dakord, por duhet të ketë një qartësi më të madhe Rudina Hajdari

TIRANËDeputetja Rudina Hajdari, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes palëve politike. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Hajdari shkruan se në parim është dakord me përmbajtjen e marrëveshjes së arritur, por se ka kërkuar një qartësi më të madhe ‘sa i përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor’. Hajdari thotë se i duhet kohë në mënyrë që konsultohet edhe me kolegët e tjerë në Parlament.

REAGIMI I PLOTË I RUDINA HAJDARIT:

Parimisht isha dakord me përmbajtjen e dokumentit të dakodësuar, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar. Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa i përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sic dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Gjithashtu, duke qenë se u njoha SOT me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë. Si përfundim, ajo cka është më e rëndësishme është fakti që takimi I zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment