Politike

Propozimi i PD për votim elektronik/ Rudina Hajdari: Hap i vonuar, të tregojmë pastërtinë e figurave të shtetit (VD)

Në një dalje për mediet Hajdari tha se ka ky hap është i vonuar, por nga ana tjetër do të me anë të këtyre propozimeve do të tregohet pastërtia e figurave të shtetit.
Featured image of article: Propozimi i PD për votim elektronik/ Rudina Hajdari: Hap i vonuar, të tregojmë pastërtinë e figurave të shtetit (VD) Rudina Hajdari, deputete

TIRANË- Rudina Hajdari, e cila është bashkëkryetare e Këshillit Politik ka komentuar sot propozimet e Partisë Demokratike për votimin dhe numërimin elektronik. Në një dalje për mediet Hajdari tha se ka ky hap është i vonuar, por nga ana tjetër me anë të këtyre propozimeve do të tregohet pastërtia e figurave të shtetit.


Rudina Hajdari: Në fakt ka ardhur koha që ne ta hedhim këtë hap.Të kemi një lustracion të figurave dhe deputetëve nëse ata vërtetë kanë qenë figura apo kanë bëshkëpunuar me ish-sigurimin e shtetit. Kjo do të pastrojë njëherë e mirë politikën nga ata persona që kanë pasur gisht në internimin dhe vrasjen e shumë shqiptarëve gjatë regjimit komunist. Kemi bërë një hap të mirë për të pastruar politikën nga ish-komunistët. Ramë dakord për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme . Mbledhjen e ardhshme do të flasim për ndryshimin e sistemit. Kemi ndarë nevojën për të rritur sigurinë e votimit, të evitohet manipulimi. Kërkuam përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, eviton çdo lloj kostoje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot është mbledhur Këshilli Politik, ku është diskutuar kërkesa e Partisë Demokratike, e cila ka depozituar propozime të reja për Reformën Zgjedhore. Sipas dokumentit, PD kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të ketë identifikim, votim dhe numërim elektronik. Qëllimi i këtyre propozimeve është që të synohet liria, sekreti dhe numërimi korrekt i votës.

(a.m.dosja.al)

Shto Koment