Aktualitet

Vrau kunatën me shkop druri/ Rrëfehet nëna e 38-vjeçares: Monstra më la pa ndjenja, Enkeleda është përleshur me të. Me burrin shkonte shumë mirë

Nëna rrëfeu në emision se Enkeleda është përleshur me të para se të merrte goditjet fatale që i shkaktuan vdekjen.
Featured image of article: Vrau kunatën me shkop druri/ Rrëfehet nëna e 38-vjeçares: Monstra më la pa ndjenja, Enkeleda është përleshur me të. Me burrin shkonte shumë mirë Nëna e Enkeleda Çapokut

TIRANË– Ngjarja e rendë që ndodhi më 11 janar tronditi të madh e të vogël. Një 38-vjeçare u vra nga kunati i saj, në shtëpinë e saj, në dhomën e gjumit. Emisioni “Me Zemër të Hapur” risjell në News24 detaje të tjera nga kjo ngjarje horror të nxjerra nga vetë protagonistët e këtij krimi. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten e kaluar, rreth orës 23:40, në një apartament në katin e dytë të një pallati të vjetër në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte viktima bashkë me vajzën 18 vjeçe dhe nënën e saj.

34-vjeçari u largua me biçikletë menjëherë pasi kreu krimin e rëndë, për t’u arrestuar më pas nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, pranë një karburanti në zonën e Laprakës. Burime nga policia thanë se i dyshuari ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi kunata e kishte denoncuar për përndjekje. Denoncimi ishte bërë 6 muaj më parë, ku ajo pretendonte se kunati e dhunonte psikologjikisht, e përndiqte dhe e fotografonte kudo që shkonte me të bijën, dhe më pas fotot ia dërgonte në burg, vëllait të tij, bashkëshortit të Enkeledës, duke sjellë probleme në çift. Gjatë seancës për masën e sigurisë që e la 34-vjeçarin në burg, ai ka pranuar krimin, tha se nuk e mbante mend konkretisht ngjarjen. U aludua për një raport të prishur të saj me bashkëshortin që ndodhej në burg por nëna e viktimës thotë se çifti shkonte shumë mirë. Atë natë nga ora 11 e natës ramë në gjumë. E ka hapur derën, na ka parë nga dritarja që kishim fikur dritën. Na ka ndjekur. Kishte 5 ditë. Ka parë pallatin që s’ka pasur lëvizje, ka hapur derën se ka pasur një shul të vogël. Duke i ditur rrethanat e ka hapur ngadalë derën e jashtme dhe ka hapur derën e dhomës. Aty e kam parë unë, ishte veshur me kapuç të zi, doreza të zeza. Erdhi direkt tek krevati im dhe më qëlloi disa herë. Duke më lënë pa ndjenja. Pastaj nuk e di çfarë ka ndodhur me vajzën. Është përleshur. Shenjat e gishtërinjve që kemi parë ka tentuar të ngrihet. Ka tentuar të ndezë drejtën, aty i ka prerë damarët. E ka goditur me levë pas koke, me tub në fytyrë e ka prerë në hundë. Kur jam përmendur e kam parë vajzën të shtrirë në gjak. I thërrita kësaj nuses, Hajrije, Hajrije. kam dalë si e çmendur, erdhi gjithë lagjja. Kjo ishte masakra që bëri qelbësira. Punonte në fabrikë, hante bukën me një kokërr vezë për të rritur vajzën. Për t’i plotësuar vajzës e mos t’ia shtrinte dorën askujt. Ishte vajzë e ndershme, bënte kryq gjithë lagjja për Enkeledën. Me bashkëshortin shkonte shumë mirë”, rrëfeu nëna e Enkeledës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Ballkan web 

(a.m/dosja.al)

Shto Koment