Showbiz

“Ndarje të bukura s’ka”, Romeo tregon sa i dhembi largimi nga Jonida Maliqi: Jeta e tillë është, lind vetëm dhe…shtohesh (VIDEO)

Romeo Veshaj ka rrëfyer se ndarja me Jonida Maliqin nuk ishte e lehtë dhe nuk u bë në mënyrë miqësore.
Featured image of article: “Ndarje të bukura s’ka”, Romeo tregon sa i dhembi largimi nga Jonida Maliqi: Jeta e tillë është, lind vetëm dhe…shtohesh (VIDEO) Aktori, Romeo Veshaj dhe këngëtarja, Jonida Maliqi.

TIRANË– Aktori i humorit, Romeo Veshaj i ftuar në “Wake Up” ka folur ndër të tjera dhe për ndarjen e bujshme me Jonida Maliqin. I vënë përballë pyetjes së drejtpërdrejtë nëse i vjen keq për mënyrën se si përfunduan gjërat në marrëdhënien me këngëtaren, Romeo Veshaj ka pranuar se nuk ishte një ndarje e bukur.

BISEDA

Isli Islami: Në një kohë shumë të shkurtër pati goxha bujë. Marrëdhënia me Jonida Maliqin përfundoi dhe e la pas në 2019, të vjen keq për mënyrën se si mund të kenë shkuar gjërat/

Romeo Veshaj: Shiko, ndarje dhe largime të bukura nuk ka, paçka se të gjithë i trajtojmë…por jeta e tillë është, ka momente, lind vetëm, shtohesh rrugës dhe vdes vetëm. Që do të thotë janë gjëra që ndodhin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin në një lidhje, që përfundoi ende pa u konfirmuar nga çifti. Jonida Maliqi e pranoi se është single, ndërsa Romeo Veshaj, në një intervistë së fundmi për “ThumbOn”, foli në lidhje me këngëtaren, duke treguar se është vetëm.

R.L/Dosja.al

 

Shto Koment