Showbiz

Aktori Robert Pattinson shpallet mashkulli më i bukur në botë, kush janë meshkujt pasues

Robert Pattinson shpallet mashkulli më i pashëm në botë
Featured image of article: Aktori Robert Pattinson shpallet mashkulli më i bukur në botë, kush janë meshkujt pasues Aktori, Robert Pattinson.

MBRETËRI E BASHKUAR– Daily Mail ka shpallur si mashkullin më të bukur në botë, aktorin Robert Pattinson. Vitin e kaluar gazeta britanike Daily Mail e cilësoi Bella Hadid “gruan më të bukur në botë” dhe gazeta tani ka deklaruar se Pattinson është “burri më i pashëm në botë”.

Daily Mail e bën këtë përcaktim përmes kirurgut kozmetik Dr. Julian De Silva, i cili e mbështet atë në “shkencën” e raportit të artë të bukurisë Phi. Raporti është një masë e përsosmërisë fizike, siç thuhet, e adaptuar nga “raporti i artë” artistë dhe arkitektë të përdorur gjatë Rilindjes Evropiane për të hartuar kryeveprat e tyre.

Në vitin 2009 një profesor i Universitetit të Nebraskës me emrin Kendra Schmid u shfaq në “The Oprah Winfrey Show” për të diskutuar sesi shkencëtarët miratuan formulën matematikore për të ndihmuar në shpjegimin pse disa njerëz konsiderohen të bukur dhe të tjerët më pak.

Për të marrë raportin, matjet e fytyrës merren dhe llogariten. Schmid tha që në një fytyrë të përsosur gjatësia e një veshi është e barabartë me gjatësinë e hundës, dhe gjerësia e një syri është e barabartë me distancën midis syve.

 

Pattinson u zbulua se ishte 92,15% “i saktë” me raportin e artë të bukurisë Phi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sytë, vetullat, hundët, buzët, mjekrën, nofullën dhe formën e fytyrës së 33-vjeçarit u matën duke iu afruar raportit të përsosmërisë.

Raporti i Pattinson u pasua nga Henry Cavill (91.64%), Bradley Cooper (91.08%), Brad Pitt (90.51%) dhe George Clooney (89.91%).

Burimi: CNN

R.L/Dosja.al

                                                                                                                   

Shto Koment