
KOSOVË- Këngëtari Robert Berisha tërhoqi vëmendje pak ditë më parë me deklaratën e tij ku tha se nuk ka asgjë të keqe, nëse një mashkull ka dashnore dhe e lë gruan e tij në shtëpi. Kjo deklaratë e bërë në Prive.al ngjalli dhe shumë komente nga ndjekësit,,ku disa prej tyre e kritikuan shumë keq këngëtarin dhe të tjerë e quanin një gjest të ulët nga ana e Robertit.
Pas këtyre, Roberti ka reaguar përmes një postimi në Instastory, ku duket se në vend që të sqarojë deklaratën e tij, e ka trazuar edhe më shumë atë. Këngëtari shprehet se nëse një bashkëshort ia plotëson të gjitha kushtet gruas, nuk ka asnjë problem të ketë edhe 3-4 dashnore të tjera. Madje ditën tjetër në mëngjes, gruaja duhet të çohet dhe t’i bëjë kafen.

“Përshëndetje! Duket që ke lexuar libra shumë (i drejtohet vajzës që e kritikoi për deklaratën), por fatkeqësisht nuk e ke kuptuar mesazhin për të gjitha nënat dhe gratë shqiptare. Le t’i hapin sytë e le të zgjohen nga gjumi…nuk ka shaka me këto tema. Do ishte humor i zi nëse dikush bën shaka për nënat që 99% e kanë këtë problem në shtëpi, Kosovë e Shqipëri ku normal është prezente skamja. 90% popull fukara. Normal që burrat që i thonë vetes burrë, i kanë nga 3-4 dashnore e gratë rrinë në shtëpi e rrisin fëmijët dhe në fund zgjohen nga gjumi e ju bëjnë kafen e mëngjesit. Bravo për të gjitha ato që heshtin dhe durojnë”, shkruan Robert Berisha.
(a.m/dosja.al)