Showbiz

Bëri me faj gratë për dashnoret e burrave, Robert Berisha s’ndalet: S’lihet burri për një gabim

Robert Berisha ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij të bujshme, duke theksuar se është i mendimit, që gabimet dhe tradhtitë e vogla të falen.
Featured image of article: Bëri me faj gratë për dashnoret e burrave, Robert Berisha s’ndalet: S’lihet burri për një gabim Këngëtari, Robert Berisha.

TIRANË– I ftuar në “E diell” Robert Berisha ka bërë një tjetër deklaratë që ka rrëmbyer vëmendjen, teksa ka diskutuar temën më të nxehtë të këtyre ditëve, që përfshiu këngëtarin.

Robert Berisha, pas deklaratës së bujshme për ‘dashnoret’ ka zgjedhur të sqarojë edhe njëherë se çfarë ka dashur të thotë, duke i vënë zjarr benzinës…

“Nuk ja vlen të humbësh një burrë të suksesshëm, punëtor, që t’i plotëson të gjitha kushtet, të dashuron, rrit fëmijët, për një gabim të vogël. S’po them vetëm për tradhëti, gabime ka të ndryshme. Për shembull shkon pi me shoqërinë dhe nuk lajmëron. Pastaj gruaja të nxjerr prej shtëpie dhe thotë ‘O çfarë bëra!’ Mos i keqkuptoni gjërat që them”, – është shprehur Robert Berisha në emisionin “E diell”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e tij e bujshme mbi dashnoret, në të cilën ja vinte fajin grave, ka marrë reagime të shumta në rrjete sociale, aq sa këngëtari u detyrua të kërkonte ndjesë publike.

R.L/Dosja.al

Shto Koment