Showbiz

Robert Berisha pushime me familjen e Norës! Ulur përkrah këngëtares, plas humori me Era Istrefin (VIDEO)

Robert Berisha ka kaluar pushimet krah Nora Istrefit dhe vajzës së tij Renee, ku nuk kanë munguar as familjarë të këngëtares. Është kjo një shenjë ribashkimi mes çiftit?!
Featured image of article: Robert Berisha pushime me familjen e Norës! Ulur përkrah këngëtares, plas humori me Era Istrefin (VIDEO) Këngëtarët, Era Istrefi, Robert Berisha dhe Nora Istrefi.

KOSOVË– Prej kohësh deklaruan se janë të ndarë, por faktet flasin ndryshe. Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë kaluar  pushimet së bashku në vendin malor . Por, jo vetëm kaq! Si shoqërues të tyre ishin dhe miq e familjarë të çiftit, mes tyre dhe motra e këngëtares, Era Istrefi.

Në një video të publikuar nga Era Istrefi, shfaqen ish-çifti Robert-Nora, ulur krah njëri-tjetrit në një teleferik, ndërsa në mes kanë vajzën e tyre Renee. Era Istrefi shkrihet së qeshuri nga batutat e ish-kunatit të saj, Robert Berisha, ndërsa duken një familje e lumtur. Dyshimet se Roberti dhe Nora mund të kenë menduar një mundësi rikthimi, janë të mëdha!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa muaj më parë, ishte vetë këngëtari Robert Berisha, që nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, deklaroi hapur dhënien fund të marrëdhënies disa vjeçare me Nora Istrefin. Ai theksoi se pavarësisht ndarjes, gëzonte një respekt të veçantë për nënën e vajzës së tij, dhe ka treguar shpeshherë që ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment