Showbiz

“Rri urtë aty”, politikani kosovar ‘i përvishet’ keq, s’duron Robert Berisha: Qenke bulash…pyet tezen tënde ç’ka i bëj…

FOTO
Robert Berisha është përplasur me zyrtarin e PDK-së.
Featured image of article: “Rri urtë aty”, politikani kosovar ‘i përvishet’ keq, s’duron Robert Berisha: Qenke bulash…pyet tezen tënde ç’ka i bëj… Politikani, Flurim Arifi dhe këngëtari, Robert Berisha.

KOSOVË– Këngëtari Robert Berisha ndodhet në konviktet studentore në Prishtinë, ku është izoluar në karantinë, pas kthimit nga New York-u. Por, duket se kushtet në këto godina po i duken të papërshtatshme, aq sa ka publikuar imazhet e kushteve higjienike të rënda në profilin e tij në rrjete sociale.

Pas kësaj, në një status në profilin e tij në Facebook ka reaguar zyrtari i PDK-së, në Gjilan, Flurim Arifi, që e quan këngëtarin një manekin dhe e sugjeron të mos bëjë llafe.

Postimi i Robert Berishës.

“Shihet ti, ky paska menduar që aty e kanë dërguar me pushime, oh manekin (që kurrë nuk i paguani tatimet e shtetit) Kosova nuk është në Gjermani, karshi mundësive mjaft ka bërë. Kështu rri urtë aty dhe shpresoj që nuk je i prekur nga virusi. Përndryshe i përgëzoj të gjithë andej institucioneve që me përkushtim janë duke i kryer punët e tyre”– shkruan politikani Flurim Arifi në rrjete sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëhërë i është përgjigjur këngëtari Robert Berisha, i cili duket se nuk ka duruar dhe ka kaluar në ofendime ndaj politikanit kosovar: “ Ty me të shtu këtu ja nis e qan, se qenke bulash. Pyete tezen tënde çka bon manekini o Flurim pikëçuditësja”.

R.L/Dosja.al

Shto Koment