Aktualitet

“U bë realitet”, Rita Ora bën me shtëpi të re familjen Sula, që ngelën pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit

Familjes Sula u janë dorëzuar çelsat e shtëpisë së re që është ndërtuar nga këngëtarja Rita Ora, e cila ua premtoi vetëm pak ditë pas tërmetit.
Featured image of article: “U bë realitet”, Rita Ora bën me shtëpi të re familjen Sula, që ngelën pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit Rita Ora dhe familja Sula
Përditësuar:

TIRANË- Familja Sula, e cila ishte një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe banesa e tyre në Pinar të Tiranës u shemb, dje kanë marrë lajmin e gëzuar.

Kyetari i Bashkisë Erion Veliaj i dha çelësat familjes prej 6 anëtarëve duke falenderuar dhe Ritën për financimin që bëri. Po ashtu Rita Ora ka reaguar në një postim në mediat sociale, ku shkruan se nisma e saj është bërë realitet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shtëpitë që ndërtova me skuadrën, më në fund po vijnë në jetë. Ju falënderoj të gjithëve që ndihmuat për ta bërë këtë një realitet”, shkroi ajo.

Postimi i Rita Ores

(A.K. Dosja.al)

Shto Koment