Aktualitet

Rita Ora mban premtimin, 6 anëtarët e familjes Sala hyjnë në shtëpinë e re të ndërtuar nga këngëtarja (VIDEO)

Familja Sala nga Tirana tani ka një shtëpi të re ku mund të jetojë, pasi banesa që kishin u shemb mëngjesin e tërmetit tragjik, që u mori jetën 51 personave dhe shkaktoi dëme të mëdha.
Featured image of article: Rita Ora mban premtimin, 6 anëtarët e familjes Sala hyjnë në shtëpinë e re të ndërtuar nga këngëtarja (VIDEO) Shtëpia e re e familjes Sala

TIRANË- Premtimi i këngëtares shqiptare, Rita Ora për të ndërtuar banesën e një prej familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit tashmë ka shkuar në vend. Familja Sala nga Tirana tani ka një shtëpi të re ku mund të jetojë, pasi banesa që kishin u shemb mëngjesin e tërmetit tragjik, që u mori jetën 51 personave dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Lajmi u dha nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vizitoi familjen Sala në banesën e tyre të re. Veliaj falënderoi këngëtaren shqiptare për ndihmën e dhënë duke e konsideruar si “goca jonë”.

“Në shtëpinë e re të familjes Sala🏡, e rindërtuar nga goca jonë @RitaOra, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.🏚 Faleminderit nga ❤ Rita!”- shkroi Veliaj.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në “Rita Ora mban premtimin, 6 anëtarët e familjes Sala hyjnë në shtëpinë e re të ndërtuar nga këngëtarja (VIDEO)

  1. Po. O kar legen

Shto Koment