Showbiz

Ish i dashuri i Rita Orës i infektuar me koronavirus: Iu luta të testohesha…të dridhurat, djersët dhe ethet s’po më ndalonin

Prodhuesi i Ozzy Osbourne, njohur ndryshe si ish i dashuri i Rita Orës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Featured image of article: Ish i dashuri i Rita Orës i infektuar me koronavirus: Iu luta të testohesha…të dridhurat, djersët dhe ethet s’po më ndalonin Këngëtarja, Rita Ora dhe ish i dashuri, Andrew Watt.

BRITANI– Prodhuesi i Ozzy Osbourne, Andrew Watt ka konfirmuar se është diagnostikuar me koronavirus pasi rezultoi pozitib gjatë testit të Covid-19.

Andrew, i cili është ish i dashuri i këngëtares Rita Ora, ndau lajmin me ndjekësit e tij në rrjete sociale dhe shpjegoi se si filloi të ndjehej keq nga gjendja shëndetësore gati dy javë më parë, më 6 mars.

“Fillova të ndjeja sikur isha goditur nga një autobus. Nuk mund të lëvizja nga shtrati im për ditë të tëra dhe fillova të kem ethe, “– shkruajti Andrew në një postim të gjatë në Instagram.

29-vjeçari shtoi më tej: “Unë u pashë nga një mjek por ai më tha se nuk kisha asnjë mënyrë se si mund të isha infektuar me Covid-19 pasi nuk udhëtoja jashtë vendit, vetëm rrugën nga studioja deri në shtëpi. Por të dridhurat, djersitjet dhe ethet nuk u ndalën. Fillova të bëhem deluzionall dhe më pas fillova kollën e thatë…. Unë menjëherë nxitova në urgjencë dhe iu luta që të testohesha për Covid-19 pasi ky “grip” nuk po ikte.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Andrew i njoftoi të gjithë miqtë e tij dhe ata që kishin kontakte të ngushta me të dhe pohoi se dëri më tani, asnjëri nga ata nuk ka shenja të koronavirusit.

Burimi: Metro.uk

R.L/Dosja.al

Shto Koment