Showbiz

Rihanna dhuron 5 milion $ për të ‘luftuar’ koronavirusin: Më e keqja s’ka ardhur, kjo pandemi do të na prekë të gjithëve

Fondacioni i Rihanna-s dhuron 5 milion dollarë për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit
Featured image of article: Rihanna dhuron 5 milion $ për të ‘luftuar’ koronavirusin: Më e keqja s’ka ardhur, kjo pandemi do të na prekë të gjithëve Këngëtarja, Rihanna.

SHBA– Fondacioni i Rihanna-s ka dhuruar 5 milion dollarë për organizata të ndryshme që ndihmojnë në përpjekjet për t’i bërë ballë koronavirusit. Fondacioni Clara Lionel njoftoi dhurimin në një deklaratë në rrjete sociale.

“Kur filluam për herë të parë këtë vit, kurrë nuk mund ta imagjinonim se si (koronavirusi) do të ndryshonte në mënyrë kaq dramatike jetën tonë. Nuk ka rëndësi se kush jeni ose nga jeni, kjo pandemi do të na prekë të gjithë ne. Dhe për më të prekurit në botë, më e keqja mund të mos ketë ardhur akuma,”- u shpreh fondacioni.

Fondacioni dhuroi para për Ndihma Direkte, Ushqyerjen e Amerikës, Partnerët në Shëndetësi, Fondin e Reagimit të Solidaritetit të COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetit, dhe të tjera, Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit.

Fondet do të shkojnë drejt bankave lokale të ushqimit, duke përshpejtuar testimin në vende si Haiti dhe Malawi, dhe pajisjet mbrojtëse për punonjësit e vijës së përparme shëndetësore.

Dhurimi do të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e komuniteteve vendase duke u siguruar atyre burime për të luftuar virusin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rihanna filloi Fondacionin Clara Lionel në 2012. Organizata jofitimprurëse, u quajt në atë emër në nder të gjyshërve të saj. Të tjerë të famshëm, përfshirë Justin Timberlake, Donatella Versace dhe shumë lojtarë të NBA -së gjithashtu kanë dhuruar fonde për të ndihmuar shkollat, spitalet dhe bankat e ushqimit të kapërcyer nga pandemia.

Burimi: CNN

R.L/Dosja.al

Shto Koment