Diaspora

“Dua t’i bëj ata të lumtur”, gazeta zvicerane ‘Blick’ vlerëson gjestin human të 28-vjeçarit shqiptar (FOTO)

Çdo të premte, Gashi së bashku me stafin e tij do të shpërndajnë ushqim falas për personelin mjekësor në spitalin e qytetit të Bielit, në shenjë falenderimi për punën dhe kontributin që po japin në luftën  kundër koronavirusit.
Featured image of article: “Dua t’i bëj ata të lumtur”, gazeta zvicerane ‘Blick’ vlerëson gjestin human të 28-vjeçarit shqiptar (FOTO) Resu Gashi

ZVICËR– Shumë shqiptarë nëpër botë janë solidarizuar me qytetarët e vendeve ku jetojnë e punojnë, duke dhënë ndihmën e tyre në këtë kohë të vështirë të koronavirusit.

Së fundmi gazeta e përditshme zvicerane “Blick” në një artikull ku ka shkuar për të gjithë njerëzit që po japin ndihmën e tyre këto ditë, ka folur edhe për të riun shqiptar Resu Gashi, i cili po ndihmuar mejkët zviceran me ushqime.

Çdo të premte, Gashi së bashku me stafin e tij do të shpërndajnë ushqim falas për personelin mjekësor në spitalin e qytetit të Bielit, në shenjë falenderimi për punën dhe kontributin që po japin në luftën  kundër koronavirusit.

Resu Gashi me stafin e tij

“Pronari shqiptar i “Pizzeria Capri” tani dëshiron t’i  furnizojë falas me pica infermierët në spitalin e Bielit për çdo të premte.”- ka shkruar Blick.

Gjithashtu 28-vjeçari shqiptar ka thënë se kjo inciativë ka ardhur si një mënyrë për t’i ofruar mbështetje stafit mjekësor në këto ditë mjaft të vështira.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë dua t’i bëj ata të lumtur në një kohë të vështirë.”- ka thënë Gashi.

Gashi ne dorezimin e tij te pare

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: BLICK

A.C/Dosja.al

Shto Koment