Aktualitet

Reportazhi për minierën e Bulqizës/ Arlind Qori kundër “Tv Klan”: Media oligarke, servilizëm i pashoq, nuk u përmendën vdekjet e 8 minatorëve

Reportazhi i publikuar dje në emisonin “Opinon” në Tv Klan për  minierën e Bulqizës ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Arlind Qori shprehet se Tv Klan me publikimin e këtij reportazhi vendosi një rekord të ri në historinë e turpshme të mediave oligarkike, pasi sipas tij tregoi servilizëm të pashoq.
Featured image of article: Reportazhi për minierën e Bulqizës/ Arlind Qori kundër “Tv Klan”: Media oligarke, servilizëm i pashoq, nuk u përmendën vdekjet e 8 minatorëve Samir Mane, minatorët dhe Arlind Qori

Tiranë- Reportazhi i publikuar dje në emisonin “Opinon” në Tv Klan për  minierën e Bulqizës, e cila administrohet nga kompania “AlbChrome”, që shtë pronësi të biznesmenti Samir Mane, ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Pedagogu Arlind Qori në një postim Facebook shprehet se në këtë reportazh u fol vetëm për “investimet e hatashme” të kompanisë në këtë minierë por nuk u përmendën 4 fakte të rëndësishme, që sipas tij janë: kanë vdekur 8 minatorë në këtë minierë, janë pushuar nga puna 4 të tjerë, punonjësit punojnë nën presion dhe se pagat e tyre nuk u janë rritur.

“Televizioni kombëtar Klan, i cili nuk ka transmetuar asnjë lajm për organizimin sindikalist, grevën dhe kontradiktat e thella shoqërore në Bulqizë, sot vendosi një rekord të ri në historinë e turpshme të mediave oligarkike shqiptare: atë të një servilizmi të pashoq nga paraleli 38 i gadishullit korean e tëhu.”, shprehet ai.  Reagime të shumta ka pasur edhe faqja “Brryli Boradway”  dhe nga persona të tjerë aktiv në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i Arlind Qorrit:

Pasi lloj-lloj trimash i ranë sistemit politik me gjyle e topa, madje duke përmendur edhe mungesën e allateve të këtij e atij, “Opinioni” i Tv Klanit transmetoi një “reportazh” mbi mrekullitë e kompanisë Albchrome të Samir Manes në minierën e Bulqizës. Në çdo vend minimalisht serioz, të tilla kronika shoqërohen me një mbishkrim “mesazh promorcional” apo “kronikë e paguar nga X”, pikërisht që teleshikuesi të bëjë dallimin midis gazetarisë dhe reklamës.

Për mbi 15 minuta, Tv Klani na tregoi se ç’investime të hatashme ka bërë kompania e Samir Manes në Bulqizë, nga siguria në galeri deri te bamirësia për spitalin dhe shkollat e Bulqizës. Po për asnjë moment nuk u përmendën këto fakte të padiskutueshme:

1. Që kur Samir Manja ka marrë në dorë minierën e Bulqizës në të kanë vdekur 8 minatorë. Numrin e të plagosurve dhe të lënduarve nuk e llogarit dot njeri. Në më pak se një muaj janë plagosur tre minatorë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

2. Në minierën e Samir Manes janë pushuar nga puna 4 minatorë për krimin e tmerrshëm të organizimit në sindikatë.

3. Në këtë minierë mbahen nën presion qindra minatorë të tjerë, që askujt të mos i shkojë mendja të rihidhet në grevë. Madje iu bëhet presion edhe që të heqin dorë nga anëtarësia në Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës dhe të regjistrohen në palo sindikatën e korruptuar që i shërben padronit.

4. Për disa vite rresht pagat e minatorëve nuk janë rritur. Në vend të tyre janë rritur normat e punës.

Gjatë kronikës u intervistuan vetëm drejtorë, shefa dhe përgjegjësa të minierës, por asnjë minator. Kjo tregon se paraja dhe pushteti mund ta hedhin ujin përpjetë, por nuk ia arrijnë të bindin asnjë minator të vërtetë që të gënjejë publikisht për fatin e tij. Televizioni kombëtar Klan, i cili nuk ka transmetuar asnjë lajm për organizimin sindikalist, grevën dhe kontradiktat e thella shoqërore në Bulqizë, sot vendosi një rekord të ri në historinë e turpshme të mediave oligarkike shqiptare: atë të një servilizmi të pashoq nga paraleli 38 i gadishullit korean e tëhu.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” u transmetua reportazhi me temë “Një ditë në minierë”, ku flitej për investimet e kompanisë “Albchrome”, punën në minierë, por u evdentuan asnjë moment shqetësimet dhe problemet e minatorëve.

Problematikat në minierën e Bulqizës

Dosja.al ka raportuar hap pas hapi protestën e minatorëve, e cila ka nisur prej mujash dhe vetëm në nëntor u krijua Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, e themeluar nga disa të rinj. Vetëm pak ditë më pas, Elton Debreshi, u bë hashtag trend top 1 në Facebook pas shkarkimit të tij të beftë nga detyra si minator në Bulqizë për llogari të kompanisë ‘AlbChrome’. I riu, guxoi të bëhet kryetar i shoqatës që ka në fokus mbrojtjen e minatorëve përballë pronarëve, u përball me fuqinë e pushtetit 5 ditë pasi “çoi kokën”. Por minatorët e Bulqizës nuk u ndalën me kaq. Ata patën edhe mbështetjen e aktivistëve të Organizatës Politike, të cilët vetëm ak ditë më parë në qendrën tregtare TEG, zhvilluan një aksion simbolik kundër biznesmenit Samir Mane, ku shpërndanë fletushka të vogla. Vetë “AlbChrome”, në reagimin e saj u shpreh se protestat kanë në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët. Më pas Sindikata e Minatoreve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edhe Inspektorati i Punës ka nisur hetimet. Deri më tani janë shkarkuar nga puna 4 minatorë, janë plagpsur edhe dy tjerë por nuk janë marrë masa.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment