Bota

Quajti “klloun” presidentin Xi Jinping, për mungesën e trajtimit të koronavirusit, zhduket biznesmeni kinez

Një ish-ekzekutiv me ndikim kinez që e quajti Presidentin Xi Jinping një "klloun" për një fjalim që bëri muajin e kaluar në lidhje me përpjekjet e qeverisë për të luftuar koronavirusin është zhdukur, thanë tre nga miqtë e tij për Reuters.
Featured image of article: Quajti “klloun” presidentin Xi Jinping, për mungesën e trajtimit të koronavirusit, zhduket biznesmeni kinez Ren Zhiqiang
Përditësuar:

KINË– Ren Zhiqiang, një anëtar i Partisë Komuniste në pushtet të Kinës dhe një ish-ekzekutiv i lartë i zhvilluesit të pasurive të kontrolluara nga Huayuan Real Estate Group, nuk është parë që prej datës 12 mars, thanë miqtë e tij.

“Shumë miq tanë po e kërkojnë atë.”- tha një shok i ngushtë që gjithashtu njihet si biznesmen i suksesshëm dhe është identifikuar për Reuters si Wang Ying.

Ren Zhiqiang është një personazh publik dhe zhdukja e tij dihet shumë. Institucionet përgjegjëse për këtë duhet të japin një shpjegim të arsyeshëm dhe ligjor për këtë sa më shpejt të jetë e mundur.”-tha Ying.

Edhe vetë  Reuters ka tentuar të kontaktojë me Ren, por thirrjeve të tyre nuk u është përgjigjur askush. Nga ana tjetër  policia e Pekinit nuk i është përgjigjur menjëherë telefonatave, për të dhënë një koment lidhur me këtë.

Një ese e Renit që e kishte shpërndarë me të tjerët, kritikohet fjalimi i presidentit kinez Xi gjatë 23 shkurtit, që mediat kineze e kishin transmetuar si një telekonferencë për 170 mijë anëtarët e partisë dhe tërë kombin kinez. E kjo kopje e Renit më vonë u shpërnda nga të tjerët edhe në rrjete sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në esenë në të cilën ai nuk e përmend me emër presidentin kinez, Ren kishte thënë se pasi kishte studiuar fjalimin “nuk e kishte parë një lider me rroba të reja duke folur, por një palaço të zhveshur lakuriq që insistonte të jetë sundimtar”.

Ai gjithashtu kishte zbuluar se ka “krizë brenda qeverisë” dhe partisë, duke akuzuar rëndë vendin për mungesë të lirisë së shtypit dhe reagim të menjëhershëm të epidemisë së coronavirusit që me kalimin e ditëve u përkeqësua më shumë.

Burimi: theglobeandmail.com

A.C/Dosja.al

Shto Koment