Politike

Përballja e Ramës me Haradinajn/ Media kosovare: Padia që shkaktoi zemërim në Prishtinë e gëzim në Serbi

Teksa Kosova po përkujtonte 21-vjetorin e masakrës makabre që forcat policore serbe kishin kryer në Kosovë, në të cilën ishin vrarë 45 shqiptarë civilë, Kosova pranoi një goditje nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Rama në po këtë ditë dorëzoi kërkesë-padinë kundër homologut të tij në Kosovë Ramush Haradinajt.
Featured image of article: Përballja e Ramës me Haradinajn/ Media kosovare: Padia që shkaktoi zemërim në Prishtinë e gëzim në Serbi Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

KOSOVË- Padia e kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit në ikje të Kosovës Ramush Haradinaj, ka sjellë reagime të shumta në skenën politike shqiptare, këtej e andej kufirit. Përfaqësues të opozitës shqiptare kanë kritikuar kryeministrin Rama, ndërsa nuk kanë munguar edhe reagimet nga politika në Prishtinë. “Ky veprim i Ramës ka shkaktuar kundërshtime në Kosovë e në Shqipëri, por gëzim e hare në Serbi, shkruan gazeta “Zëri”.

Të mërkurën, teksa Kosova po përkujtonte 21-vjetorin e masakrës makabre që forcat policore serbe kishin kryer në Kosovë, në të cilën ishin vrarë 45 shqiptarë civilë, Kosova pranoi një goditje nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Rama në po këtë ditë dorëzoi  kërkesë-padinë kundër homologut të tij në Kosovë,Ramush Haradinajt.

Përmes kësaj padie ai pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Një veprim i tillë i Ramës ka shkaktuar reagime në Kosovë e në Shqipëri dhe e dënuan ashpër këtë hap, ndërsa në Serbi i janë gëzuar këtij fakti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të mërkurën, teksa Kosova po shënonte 21-vjetorin e masakrës makabre që forcat policore serbe kishin kryer në Kosovë, në të cilën ishin vrarë 45 shqiptarë civilë, Kosova pranoi një goditje nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Rama në po këtë ditë dorëzoi një kërkesëpadie kundër homologut të tij në Kosovë Ramush Haradinajt. Përmes kësaj padie ai pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Një veprim i tillë i Ramës ka shkaktuar reagime në Kosovë e në Shqipëri dhe e dënuan ashpër këtë hap, ndërsa në Serbi i janë gëzuar këtij fakti. Duke folur për këtë padi kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën në mbrëmje deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në bazë të raportimeve në medie ka deponuar padi kundër tij në gjykatë”, shkruan ndër të tjera Zëri.

Edi Rama paditi dy ditë më parë homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.

(a.m;E.K/dosja.al)

Shto Koment