Politike

Komisioni Europian dhuroi 15 milionë euro për rindërtimin, Rama firmos marrëveshjen me Von Der Leyen

Rama ka firmosur marrëveshjen për dhurimin e 15 milionë eurove nga Komisioni Europian për rindërtimin pas tërmetit tragjik.
Featured image of article: Komisioni Europian dhuroi 15 milionë euro për rindërtimin, Rama firmos marrëveshjen me Von Der Leyen

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama pak para nisjes së Konferencës ka firmosur marrëveshjen për dhurimin e 15 milionë eurove nga Komisioni Europian për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes së Grantit prej 15 milion euro të Komisionit Europian me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen”, shkruan Rama në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkimi Evropian do të organizojë sot një Konferencë të Donatorëve ndërkombëtarë në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin në fund të nëntorit. Konferenca është organizuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të ndihmojnë Shqipërinë.

Bashkimi Evropian po organizon sot një Konferencë të Donatorëve ndërkombëtarë në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin në fund të nëntorit. Konferenca është organizuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të ndihmojnë Shqipërinë. Vetë BE ka dhuruar 115 milion euro.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në “Komisioni Europian dhuroi 15 milionë euro për rindërtimin, Rama firmos marrëveshjen me Von Der Leyen

  1. E vetme Turqija ka dhene 20 milione. Nuk e konceptoj dot.

Shto Koment