Politike

Edi Rama informon Këshillin e Sigurimit për OSBE

Edi Rama do të informojë më 06 shkurt Këshillin e Sigurimit të OKB për aktivitetet e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, kryesinë e të cilës Shqipëria e morri më 1 janar.
Featured image of article: Edi Rama informon Këshillin e Sigurimit për OSBE Takimi me zyrtare te OSBE

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit për prioritetet që Shqipëria ka vendosur të ndjekë gjatë kryesimit të organizatës së OSBE-së dhe do të diskutojë rrugët për bashkëpunimin me OKB-në.

Shqipëria ka deklaruar, se ka në axhendë luftën kundër korrupsionit, kundër trafikimit të njerëzve dhe luftën kundër përdorimit të gjuhës së urrejtjes. Po ashtu konflikti në Ukrainën lindore do jetë prioritet i OSBE-së, e cila monitoron zbatimin e marrëveshjes së Minskut të 2015. OSBE ka një mision special monitorimi, i cili mbledh përditë informacione për shkeljet e armëpushimit dhe përdorimin e armëve të rënda në lindje të Ukrainës.

Takimi do t’i japë mundësi anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për të mësuar deri ku është shkuar me zbatimin e marrëveshjes së Minskut nga të dy palët Ukraina dhe Rusia.

Po ashtu OSBE luan një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi në konfliktet e tjera si në Gjeorgji, Nagorni-Karabak dhe Transilvani. Këto janë konflikte që nuk diskutohen rregullisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një takim të mbyllur, po ditën e enjte (6.02) Këshilli i Sigurimit mund të informohet nga këshilltari i Presidentit Trump, Jared Kushner për planin amerikan për Lindjen e Mesme.

Këshilli i Sigurimit ka 15 anëtarë, pesë prej të cilëve janë përhershëm, Kina, Rusia, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca e SHBA-ja, dhe dhjetë anëtarë janë vende që zgjidhen dhe qëndrojnë dy vjet në Këshillin e Sigurimit. Aktualisht anëtarë të përkohshëm janë Belgjika, Republika Domenikane, Estonia, Gjermania, Indonezia, Afrika e Jugut, Tunizia, Vietnami dhe Sant Vincent dhe Grenadivet. Në muajin shkurt presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit e mban Belgjika.

Kryeministri Rama qëndroi dje në Uashington, ku morri pjesë në një drekë pune që ministri i Jashtëm amerikan Michael Pompeo shtroi për të ftuarit, drejtues nga 28 vendet që marrin pjesë në Aleancën për të mbrojtur Lirinë e Fesë, një iniciativë të shpallur disa muaj më parë nga presidenti Trump. Edhe Kosova është pjesë e kësaj Aleance, përveç Shqipërisë dhe Greqisë, Bosnjës Hercegovinës e Kroacisë, vende këto ballkanike anëtare të Aleancës për të mbrojtur lirinë e fesë.

Marrë nga DW 

Etiketa:

Shto Koment