Aktualitet

Birrë dhe rradhë në stacionet e urbanëve, qytetarët e Tiranës s’pyesin për COVID-19, nuk mbajnë distancën 1 metër (FOTO)

Ditën e sotme rrugët e Tiranës janë mbushur plot me njerëz,  autobuzët gjithashtu, ndërkohë që rregulli kryesor është që të paktën mes dy personave të ketë një distancë prej 1 metër.
Featured image of article: Birrë dhe rradhë në stacionet e urbanëve, qytetarët e Tiranës s’pyesin për COVID-19, nuk mbajnë distancën 1 metër (FOTO) Qytetarët neper rruget e Tiranës

TIRANË– Qeveria shqiptare prej dy javësh ka dhënë urdhër për izolimin e të gjithë qytetarëve në shëtpi si shkak i përhapjes së koronavirusit, por parë herë pas here është thyer rregulli i “shtetrrethimit” , dhe njerëzit vijojnë të dalin normalisht nga shtëpia sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Ditën e sotme rrugët e Tiranës janë mbushur plot me njerëz,  autobuzët gjithashtu, ndërkohë që rregulli kryesor është që të paktën mes dy personave të ketë një distancë prej 1 metër.

Nga fotot shihet se në stacionin e autobuzit qytetarët mbajnë rradhe të gjata sepse policët kontrollojnë formularin që ju lejon atyre të dalin nga shtëpia gjatë kësaj kohe.


 

Por përveç atyre që mund të dalin për punë, për të blerë ushqime apo ilaçe ka edhe nga ata që duan të shijonë një birrë nëpër parqet e kryeqytetit pa menduar se rrezikojnë veten por edhe të tjerët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu edhe në kalimin e vizave të bardha është parë moserespektimi i distancëës një metër.

Ndërkohë, harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

A.C/Dosja.al

Shto Koment