BotaKuriozitete

E tmerrshme/ Pamjet kur qeni bulldog sulmon djalin 18-muajsh brenda ashensorit (VD)

Në videon e publikuar nga Dailymail shihet momenti kur dadoja po përpiqej që të shpëtonte fëmijën e mitur, ndërkohë që qeni vazhdon ta sulmojë atë.
Featured image of article: E tmerrshme/ Pamjet kur qeni bulldog sulmon djalin 18-muajsh brenda ashensorit (VD) Pamjet kur qeni bulldog sulmon djalin

BRAZIL -Përmes një videoje të bërë virale në mediat e huaja, shihet një moment i tmerrshëm ku një bulldog i egër ka sulmuar një të mitur vetëm 1 vjeç e gjysëm brenda një ashensori në Brazil.

Në videon e publikuar nga Dailymail shihet momenti kur dadoja po përpiqej që të shpëtonte fëmijën e mitur, ndërkohë që qeni vazhdon ta sulmojë atë.

Ndërsa pronari i qenit të egër e ngre djalin me njërin krah, ndërkohë nga ana tjetër mundohet të largojë qenin e tërbuar.

Fatmirësisht dadoja arrin të largohet nga qeni së bashku me vogëlushin, i cili për pasojë mbeti me  shenja dhe një kafshim në këmbën e tij gjatë sulmit të enjten e kaluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave të huaja mësohet që djali 18 muajsh ka mbetur i traumatizuar nga sulmi, ndërsa familja e tij kanë paraqitur një ankesë zyrtare në polici.

Për këtë shkak pronari i qenit po përballet me akuza të mundshme penale për sulmin.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment