Bota

“Klientët do më harrojnë”, Të frikësuara për të ardhmen e tyre, Covid-19 problemi i vetëm i punonjëseve të seksit: Kam 6 muaj që nuk punoj

Estelle Lucas, që ka punuar si eskort për 10 vitet e fundit në Melburn, ka treguar se pandemia e kushtëzuar atë të punojë si më parë, duke e shqetësuar atë se kjo lloj pune mund të mos ekzistojë më për një kohë të gjatë.
Featured image of article: “Klientët do më harrojnë”, Të frikësuara për të ardhmen e tyre, Covid-19 problemi i vetëm i punonjëseve të seksit: Kam 6 muaj që nuk punoj Estelle Lucas

AUSTRALI– Koronavirusi ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë botën  duke rrënuar ekonomitë më të fuqishme në botë.  Mes shumë kompanive të mëdha në botë që e kanë mjaft të vështirë rikthimin në normalitet, edhe punonjëset e seksit janë një kategori shumë e gjerë në botë që kanë mbetur pa punë.

Mediat e huaja shkruajanë se nga frika për jetesën dhe për shëndetin e tyre, disa prej tyre po ofrojnë shërbime në internet për të vazhduar biznesin e tyre.

Estelle Lucas, që ka punuar si eskort për 10 vitet e fundit në Melburn, ka treguar se pandemia e kushtëzuar atë të punojë si më parë, duke e shqetësuar atë se kjo lloj pune mund të mos ekzistojë më për një kohë të gjatë.

“Kam frikë se e gjithë puna ime do të kthehet në zero dhe unë thjesht do të duhet të punoj shumë siç bëra kur fillova së pari.”-tha ajo për BBC. Më tej ajo ka shtuar se ka frikë për shëndetin e klientëve të saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është e drejtë të them se nëse nuk punoj prej gjashtë muajsh, shumë njerëz do të më harrojnë. Unë nuk mund të kontaktoj klientët e mi dhe thjesht të bisedoj me ta. Kjo nuk funksionon në industrinë time. Ne duhet të ndërtojmë intimitet dhe kjo thjesht nuk është e mundur në situatën aktuale.”- thotë ajo.

Para shpërthimit të koronavirusit, Estelle thotë se ajo po fitonte të ardhura mbi mesataren dhe shpresonte se së shpejti do të paguante hipotekën në shtëpinë e saj në një zonë shumë afër Melburnit.

Kujtojmë se punëtoret e seksit në mbarë globin janë përballur me një problem të tillë, duke bërë që ata të mos kenë as të ardhura minimale për të mbijetuar.

A.C/Dosja.al

Shto Koment