Rajoni

“Unë s’po jap dorëheqjen” qytetarët e Kosovës protestojnë nga ballkonet e shtëpive

VIDEO
Nga videoja e publikuar nga mediat vendase shihet se qytetarët protestojnë duke përplasur enët e gatimit në momentin kur Kurti në Kuvend tha se kurrë nuk mund të rrëzohet një qeveri për një ministër.
Featured image of article: “Unë s’po jap dorëheqjen” qytetarët e Kosovës protestojnë nga ballkonet e shtëpive Qytetaret dalin ne ballkone

KOSOVË– Në Kuvendin e Kosovës aty ku ditën e sotme u mbajt seanca e e jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti, ky i fundit ka deklaruar gjatë fjalës së tij se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Ndërkohë nga ana tjetër qytetarët e Kosovës kanë dalë në protestë nga ballkonet e shtëpive të tyre pasi janë të izoluar për shkak të koronavirusit.

Nga videoja e publikuar nga mediat vendase shihet se qytetarët protestojnë duke përplasur enët e gatimit në momentin kur Kurti në Kuvend tha se nuk mund të rrëzohet një qeveri për një ministër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në seancën e jashtëzakonshme teksaj prirtej votimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Kryeministri në fjalën e tij ka thënë se nuk do të dorëhiqet. Kujtojmë që konflikti mes koalicionit ka nisur në momentin që Kurti shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme duke e akuzuar se përhapi panik tek qytetarët, vendim që nuk u prit fare mirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më pas konflikti u thelluar pasi më 17 mars, presidenti Thaçi propozoi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila tha se do t’i dërgohet kuvendit për miratim. Dekret që u mbështet edhe nga Mustafa, por u kundërshtua me forca nga kryeministri.

A.C/Dosja.al

Shto Koment