LIVE UPDATES
Aktualitet

Kolegji i Apelimit rihap hetimet për prokurorin Adnan Kosova, dyshime për lidhje të ngushta me njerëz të dënuar

6 Shkurt 2020, 16:53 Nga DOSJA
Kolegji i Apelimit rihap hetimet për prokurorin Adnan Kosova, dyshime

TIRANË-Kolegji i Posaçëm vendosi të rihap hetimet për prokurorin Adnan Kosova, pasi dëgjoi qëndrimet e palëve në seancë publike. Vendimi për Kosovën u ankimua nga Komisioneri Publik.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten parashtrimet e palëve në ankimin e komisionerit Publik kundër konfirmimit të Prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Kosova nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupi gjykues i përbërë nga Sokol Çomo, kryesues, Ina Rama relatore dhe  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, vendosi të rihapë hetimin për Kosovën dhe njëkohësisht të kërkojë informacion nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokuroria e Përgjithsme në lidhje me denoncimin e bërë ndaj prokurorit.

Komisioneri Dariel Sina kërkon në ankim shkarkimin e Kosovës për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë, ndërsa i paraqiti KPA edhe denoncimin e një qytetareje që kërkonte rihetim të prokurorit në kriterin e figurës, duke aluduar se të afërm të tij ishin të dënuar. Ankimi bazohet kryesisht në pamundësinë sipas Komisionerit të Kosovës për të provuar marrjen e një kapari prej 1.5 milion lekësh në vitin 1998, për shitjen e një shtëpie në Korçë dhe përndryshe përpjekjen për të shmangur tatimet mbi çmimin real të shitjes së kësaj shtëpie.

Prokurori Kosova, i cili ishte i pranishëm në seancë sëbashku me avokatin Sokol Hazizaj, kundërshtoi ankimin kryesisht bazuar mbi deklaratën periodike të deklarimit të pasurisë në vitin 2003 dhe duke përmendur një kronologji ngjarjes që sipas tij justifikonin qoftë marrjen e kaparit qoftë pasurinë e tij. Avokati Hazizaj tha se çdo veprim i bërë nga subjekti ishte i ligjshëm dhe duke qenë i tillë nuk mund të vihej në dyshim as marrja e kaparit as mënyra se si ishte nënshkruar kontrata noteriale.

Adnand Kosova, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili punon aktualisht në Prokurorinë e Përgjithshme u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor 2018. Por pas vendimin në favor të tij Vëzhguesi Ndëkombëtar Theo Jackobs kundërshtoi vendimin duke kërkuar rihetim të pasurive të Kosovës. I vënë në lëvizje nga ONM Komisioneri Publik ankoi në KPA vendimin për Kosovën dhe kërkon shkarkimin e tij.

Kosova ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitet 2004-2008 dhe më pas është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai është angazhuar gjithashtu si ekspert në Shkollën e Magjistraturës.

Ankimi mbi pasuritë

Komisioneri Publik Dariel Sina i qëndroi në leximin e ankimit kërkesave të paraqitura edhe më parë me shkrim. Ai parashtroi para KPA se nuk provohej që Kosova kishte pasur në vitin 1998, kur kishte bërë pagesën e këstit të parë për një apartament në Tiranë shumën prej 1.5 milion lekësh. Sina tha se provat e paraqitura nga Kosova në KPK ishin në nivel deklarativ. Ai i mëshoi faktit se shtëpia sipas deklaratës noteriale ishte shitur për 1 milion lekë dhe jo për 2.5 milion sa pretendonte subjekti dhe se për rrjedhojë ky i fundit nuk kishte pasur të ardhura mjaftueshëm në vitin 1998 për të paguar këstin e apartamentit.

Sipas Komisionerit edhe nëse merrej e mirëqenë që shuma me të cilën ishte shitur apartamenti ishte 2.5 milion ishim përpara një shkelje tjetër që “cënonte besimin e publikut te drejtësia”. Ai tha se nëse merreshin të vërteta deklarimet e Kosovës rezultonte se ky kishte deklaruar një çmim më të ulët për të shmangur pagesën e tatimeve mbi këto të ardhura.

“Komisioneri Publik në këtë version të rastit vlerëson se subjekti i rivlerësimit ka shmangur pagimin e detyrimit tatimor, duke deklaruar vetëm vlerën prej 1.000.000 lekë në kontratë, në një fazë të mëvonshme, për të cilën ka paguar detyrimin tatimor prej 5.000 lekësh, pra ka përjashtuar shumën prej 1.500.000 lekësh, të paguara paraprakisht si kapar”, thuhet në ankim.

Avokati azizaj mbrojti procedurën e ndjekur nga Kosova në këtë rast. Ai tha se çdo veprim ishte ligjorë dhe se në vitin 1998 kur është marrë kapari nuk parashikohej për këtë pagesë tatimi. Po ashtu vuri në dukje se Kodi Civil nuk kërkonte kontratë noteriale për marrjen e kaparit.

Vetë Kosova foli në terma më emocionalë. Ai bëri një përshkrim të detajuar kronologjik të veprimeve që kishte ndërmarrë për të siguruar blerjen e apartamentit në Tiranë që sipas tij përkonte me kohën e trasferimit me punë në kryeqytet. Ndërsa shtoi se apartamenti ishte e vetmja pasuri e tij edhe pse bashkë me të shoqen kishin të ardhura që shkonin në 37.5 milion lekë dhe qe e justifikonin disa herë këtë blerje.

Kosova u shpreh ndër të tjera se ai kishte deklaruar çdo gjë me detaje në vitin 2003, pa e ditur se do të përballej me një proces të tillë. Duke iu referuar kësaj deklarata Kosova tha se në të gjendeshin elementë që provonin sinqeritetin e deklarimeve të tij. Ai vuri në dukje se që në atë kohë kishte deklaruar se kësti i parë ishte mbuluar nga kapari dhe nga kursimet. Ai tha se pas përfundimit të shitjes në vitin 2002, nuk kishte deklaruar kursime cash gjë që sipas tij do kishte ndodhur nëse do i kishte pasur ato para në atë kohë. Ai tha se shtëpia ishte shitur aq saç ishte çmimi i referencës dhe se i vetmi pishman i tij ishte që e kishte shitur atë.

Kosova po ashtu pretendoi se po të kishte pasur për qëllim të justifikonte apo fshihte të ardhura të kundraligjshme ai do kishte deklaruar një vlerë më të lartë shitjeje dhe se pretendimet në ankim nuk ishin të llogjikshme.

Prokurori tha se i “vinte zor” që ishte para KPA i akuzuar për shmangie detyrimesh tatimore në shuma qesharake prej 20 mijë lekësh, ndërsa tha se ligji i kohës (1998) nuk parashikonte pagesë tatimesh për transaksione nën 2 milion lekë dhe se pagesa e tatimeve duhej të ishte bërë në kohën kur ishte kryer veprimi.

Ankimi për figurën

Kryesuesi i seancës Sokol Çomo i kërkoi Komisionerit Publik të sqaronte pse në ankimin e tij kishte përmendur edhe kriteret e profesionalizmit dhe figurës. Sina tha se duke u nisur nga rastet e tjera, kur kishte rezultuar se pas ankimit në KPA për subjekte të ndryshme kishin ardhur denoncime, i kishte pararendur kësaj mundësie në ankim.

Po këtu rezultoi se ndaj Kosovës ishte paraqitur një denoncim sipas të cilit të afërm të tij kishin probleme me ligjin dhe kishin preedentë penalë. Sina tha fillimisht se ia linte trupës gjykuese të vendoste mbi këtë rast, por me këmbënguljen e kryesuesit u shpreh se kërkonte që denoncimi të përfshihej në ankim.

Denoncuesja siç doli në ankim pretendonte se të afërm të Kosovës ishin dënuar dhe se ky i fundit kishte lidhje me këta persona.

Po ashtu i pyetur nga kryesuesi prokurori tha se denoncimi nuk kishte asnjë indicie për shkelje prej tij. Ai tha se kishte verifikuar që një prej të afërmve të përmendur ishte dënuar me katër muaj shërbim prove, për vepra që sipas tij nuk parashikohen nga ligji 84/2016 dhe se kjo kishte ndodhur pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit.

Ai po ashtu tha se nuk shihte asnjë indicie për hetim në denoncim, por tha se e linte vendimin për këtë çështje në dorë të trupës gjykuese. Pasi u tërhoq për vendim të ndërmjetëm KPA vendosi të çelë hetimet dhe i kërkoi prokurororisë dhe SPAK informacion lidhur me çështjet e përmendura në denonicmin nga publiku. Seanca tjetër për këtë çështje u caktua më 26 shkurt në orën 10.00.

Marrë nga Reporter.al

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adnan kosova kpa adnan kosova kpa

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni