Sport

Partizani nuk gjen qetësi, mbledhje me tone të larta dhe gjoba! Demi vendos “dorën e hekurt”

Humbja kundër Besëlidhjes në Kupë, aq më tepër edhe loja skandaloze e ekipit nuk ka lënë aspak të kënaqur drejtuesit e klubit që kanë nisur të veprojnë me “dorë të hekurt” kundrejt lojtarëve.
Featured image of article: Partizani nuk gjen qetësi, mbledhje me tone të larta dhe gjoba! Demi vendos “dorën e hekurt” Lojtarët e Partizanit

TIRANË- Partizani po kalon një moment të keq, pasi ardhja e Sormanit nuk solli asnjë ndryshim.

Humbja kundër Besëlidhjes në Kupë, aq më tepër edhe loja skandaloze e ekipit nuk ka lënë aspak të kënaqur drejtuesit e klubit që kanë nisur të veprojnë me “dorë të hekurt” kundrejt lojtarëve.

MBLEDHJA – Drejtuesit e klubit kanë pasur një diskutim mes tyre në lidhje me masat që do të ndërmerren kundër ekipit dhe është rënë dakord që skuadrës t’i vendoset një gjobë financiare, por edhe një ultimatum në lidhje me 3 ndeshjet e ardhshme. Aty ku Partizani ka një autostradë pasi do të luajë me Flamurtarin dhe Luftëtarin dy skuadrat më të dobëta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Gaz Demi është dakordësuar me mendimet e paraqitura nga zyrtarët e tij dhe ka pranuar që ndaj lojtarëve të merren masa. Numri një i klubit është i zhgënjyer nga paraqitja e Partizanit deri tani dhe kërkon një reagim nga skuadra.

(e.ç/ dosja.al)

Shto Koment