Rajoni

Gjenden të pajetë burrë e grua në shtëpi në Prizren, dyshohet se u vranë me armë zjarri, nisin hetimet për ngjarjen

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Express se dy personat e gjetur pa shenja jete ishin burrë dhe grua.
Featured image of article: Gjenden të pajetë burrë e grua në shtëpi në Prizren, dyshohet se u vranë me armë zjarri, nisin hetimet për ngjarjen Foto ilustruse

KOSOVË– Gjenden pa jetë dy persona mëngjesin e sotëm në rrugën “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Prizrenit. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se çifti bashkëshortor janë vrarë me armë zjarri.  Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanllaj, raporton Ekspress. 

“ Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, kanë deklaruar nga policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Express se dy personat e gjetur pa shenja jete, ishin burrë dhe grua. Trupat e pa jetë të viktimave me iniciale  D. H. dhe S. H.janë dërguar për ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media. Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment