Aktualitet

Bllokimi i amiantit në traget/ Dyshime se do groposej në Vlorë, të arrestuarit mohojnë akuzat dhe kërkojnë lirinë, PD nxjerr fotot: Kornuzi, mik i Ramës dhe Lelit

  • Dyshohet se u bashkëpunua me mafien italiane, u sollën me skemën e Camorras
  • Blendi Klosi: Ishte operacion i planifikuar, të hetohet aktiviteti i firmës
  • Mediat italiane: Pse u lejua trageti të dilte nga Brindisi
  • Për këtë ngjarje policia ka arrestuar Festim Tafën, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, Agron Brataj 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç. Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamofluar si produkte kimike pastrimi dhe Zamir Kornuzi, 46 vjeç, pronari i pikes se grumbullimit, firma “Kornuzi”.
    Featured image of article: Bllokimi i amiantit në traget/ Dyshime se do groposej në Vlorë, të arrestuarit mohojnë akuzat dhe kërkojnë lirinë, PD nxjerr fotot: Kornuzi, mik i Ramës dhe Lelit

    VLORËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar një natë më parë në Vlorë, ku u sekuestruan 10 fuçi të kamufluara me logon e një kompanie italiane, por që në të vërtetë brenda tyre kishte mbetje të rrezikshme kancerogjene, të llojit amiant. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se gjithsej janë sekuestruar plot 40 metër kub, lesh xhami, material ky që shërben për izolimin e pjesëve të brendshme të anijeve, në mënyrë që uji të mos depërtojë në brendësi të mjetit lundrues. Materiali lesh xhami përmban lëndën e Amiantit, me përbërje kancerogjene që dyshohet se do të groposej në rrethinat e Vlorës.

    Për këtë ngjarje policia ka arrestuar Festim Tafën, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, Agron Brataj 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç. Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamofluar si produkte kimike pastrimi dhe Zamir Kormuzi, 46 vjeç, pronari i pikes se grumbullimit, firma “Kornuzi”.

    Vetë të arrestuarit mësohet të jenë shprehur se fuçitë kanë qenë të mbushura me vaj për motorët e tragetit. Verifikimet paraprake nxorën në pah faktin se kjo gjë nuk mund të jetë e vërtetë, për aq kohë san ë target nuk është bërë asnjë remont apo servis. Nën hetim për këtë gjë janë vënë edhe inspektorë të Mjedisit. Rozina Kornuzi, gruaja e Zamir Kornuzit, një prej 6 personave të arrestuar ka hedhur poshtë akuzat dhe kërkon lirimin e bashkeshortit të saj. Prefekti i Vlorës, drejtori i policisë kufitare, drejtori i portit dhe ai i doganës kanë mbërritur këtë mëngjes në portin e Vlorës për të inpsektuar tragetin S.T Damian. Prefekti Mamaj u shpreh se çështja është në duart e prokurorisë dhe se nuk ka informacion mbi lëndën që është futur në port.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike kanë publikuar foot ku Kornuzi shihet i buzëqeshur krah kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli. Sipas tyre, pronari i firmës së grumbullimit që do merrte mbetjet e rrezikshme ka miqësi me pushtetarët.

    Operacioni “Amianti” u zhvillua dje, ku u sekuestrua lënda e rrezikshme që shkakton kancer dhe vinte nga Italia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të arrestuarit, kamufloheshin pas një firme pastrimi dhe kishin bërë mbi 15 rrugë në këtë mënyrë, pa arritur të zbuloheshin. Enët me mbetjet e rrezikshme, gjashtë të prangosurit i kishin mbështjellë me një letër të verdhë e cila mban sipër logon e një firme italiane “Eni”.

    J.V/F.M/Dosja.al 

    • 16:55

      Klosi: Ishte operacion i planifikuar, të hetohet aktiviteti i firmës

      Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka reaguar pas kapjes së tragetit i cili do importonte në Shqipëri lëndën kancerogjence “Amiant”. Në një deklaratë nga Vlor, ministri është shprehur se operacioni ka qenë i planifikuar dhe ka rezultuar i sukesshëm. Më tej ai thotë se aksioni do vijojë dhe do ketë moratorium për mbetjet e rrezikshme që të mos hyjnë në Shqipëri. Klosi shprehet se tani është koha që të flas drejtësia pas analizave në laboratorë shkencorë, por ftoi Prokurorinë që të hetojnë dhe aktivitetin e firmës që solli amiantin në Shqipëri.

      Operacioni i djeshëm i organizuar në mënyrë të struktuar nga Ministria e Rendit dhe Ministria e Mjedisit së bashku me autoritet lokale në Vlorë ishte një aksion i cili shënon një nga pikat kulmore në kuadër të gjithë përpjekjeve që bëjme në për të vazhduar në mënyrë të fortë moratoriumin e mbetjeve të rrezikshme në vendin tonë, ishte një operacion i cili u planifikua qartësisht dhe shënoi sukses sepse gjithë strulturat përfshirë gjerësisht strukturat e mjedisit, kryen atë operacion duke verifikuar tashmë sesa i thellë është ky problem. Hetimi do të shkojë thellësisht në gjithë aktivitetin për mua shumë kriminal që ka zhvilluar ajo kompani, megjithatë do ia lëmë hetimit fjalën e fundit dhe laboratorëve shkencorë që të vërtetojnë përbërjen e atij materiali dhe rrezikshmërinë që ai ofron për njerezit por ndihem mirë që patëm një kombinim të jashtëzakonshëm me Policinë e Shtetit dhe në kuadër të reformimit të institucioneve që kontrollojnë mjedisin në Shqipëri pasi mbrojtja e mjedisit është bërë detyrë e gjithë shoqërisë dhe njerëzit kanë shumë në dorë. Informacioni erdhi nga qytetarë dhe u veprua nga institucione shtetërore”, u shpreh ministri Klosi.

    • 14:39

      Futi lëndën e rrezikshme ‘Amiant’ në Shqipëri, biznesmeni vlonjat i afërt me Edi Ramën dhe Dritan Lelin e PS (FOTO)

      Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me biznesmenin nga Vlora, Zamir Kornuzi, i cili ishte pronar i firmës së grumbullimit që do merrte mbetjet e rrezikshme. Sot janë bërë publike disa foto të tij teksa shihet krah zyrtarëve të lartë socialsitë, Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

      Ish-kryeministri ka bërë publike një foto të tij dhe shkruan se do importonte kancer për Vlorën dhe është mik për kokë me Edi Ramën. “Famozi Zamir Kormuzi, qe importonte kancer per Vloren, mik per koke me Edvin Mafine! Pershendetje dr Z ir Kornuzi menaxheri i kompanise qe silkte helme me traget nga Italia njehet si mik me koke i Edi Rames. Prandaj eshte e domosdoshme te hetohen lidhjet e tyre qofteedhe te biznesit. Ate dje e arrstoj policia por sigurisht e arrestuan pa ditur lidhjen e tij me Edi Ramen. Une po ju nise nje foto ku Zamiri rrine shtruar se bashku me Ramen do perpiqem te gjeje edhe dokumenta te tjera per lidhjet midis tyre, me respekt..”, shkruan Berisha.

      Një tjetër reagim ka ardhur dhe nga ish-deputeti i PD, Fatbardh Kadilli, i cili i ka publikuar foton teksa shihet duke pozuar i buzëqeshur me Dritan Lelin.

    • 12:29

      Bllokimi i tragetit me fibra kancerogjene, tre drejtorë dhe prefekti inspektim në portin e Vlorës

      Prefekti i Vlorës, drejtori i policisë kufitare, drejtori i portit dhe ai i doganës kanë mbërritur këtë mëngjes në portin e Vlorës për të inpsektuar tragetin S.T Damian. Prefekti Mamaj u shpreh se çështja është në duart e prokurorisë dhe se nuk ka informacion mbi lëndën që është futur në port.

      “Dosja është në duart e prokurorisë për problematikën e djeshme. Hetimi do të konstatojë të gjitha mbetjet dhe priten përfundimi i hetimeve për të gjitha problematikat dhe mbi fatin e të arrestuarve për këtë çështje. Deri tani nuk kam asnjë lloj informacioni mbi lëndën, është çështje hetimi, me të përfunduar duhet të ketë edhe një raport që do të konstatojë të gjitha mbetjet se çfarë janë” tha Prefekti Flamur Mamaj.

    • 12:27

      Tragetit në Vlorë nuk iu bë servisi/ Drejtuesit italianë: Firma ‘Delfini’ e licensuar

      Trageti i sekuestruar

      Pas bllokimit të tragetit të linjës Brindizi-Vlorë, në të cilën kishte thuhet se kishte një ngarkesë me mbetje të rrezikshme, të cilat do të futeshin në vendin tonë, vjen edhe një reagim drejtuesit italianë të mjetit.

      Në një deklaratë për mediet, bëhet me dije se anija ‘Sant Damian’ dorëzon mbetje në firmat e autorizuara, siç ishte dhe rasti i firmës “Delfini” në Vlorë. Sipas tyre, firma shqiptare është e licensuar nga autoritetet.

      Ndërsa prokuroria nga verifikimet e kryera, mësohet të ketë dalë në rezultatin që nuk është bërë asnjë remont apo servis në traget.

      DEKLARATA E PLOTË: 

      Si te gjitha anijet e tjera edhe Santa Damina dorezon mbetjet firmave te specializuar dhe te autorizuara nga autoritete te ndryshme lokale. Firma Delfini e autorizuar nga porti i Vlorës dhe autoroitete shqiptare eshte e licencuar per keto trajtimesh dhe ka nje kontrate te rregull me tragetin San Damian. Ashtu sikurse vepron edhe anija Prince dhe shume anije te tjera qe ankorohen ne Portin e Vlores. Ashtu sikurse edhe Petrolifera dorezon mbetjet per perpunim. Firma Delfini sapo dorezon mbetjet i jep anijes edhe nje kopje te dokuemtit ku ka te shenuar sasine e mbetjeve te dorezuara. Dokumetit i bashkagjintet nje tjeter dokument, i cili vlen per kontrollin e te gjitha kapitenerive te botes.

    • 12:11

      Mbetjet e rrezikshme në tragetin Brindisi-Vlorë, reagon gruaja e pronarit të firmës, Kornuzi: E morën për dëshmi dhe i vunë prangat, është i pafajshëm

      Rozina Kornuzi

      Rozina Kornuzi, gruaja e Zamir Kornuzit, një prej 6 personave të arrestuar dje në portin e Vlorës, pasi tentuan të fusnin në Shqipëri mbetje të rrezikshme përmes tragetit të linjës Brindizi-Vlorë, ka hedhur poshtë akuzat dhe kërkon lirimin e bashkeshortit të saj.

      “Ne jemi biznes i pastër. Nuk kemi lidhje me këtë qe po thuhet në media. Policia e mori burrin tim për një dëshmi dhe e arrestoi. Ne kemi punuar gjithmonë pastër në firmën tonë. Asnjëherë nuk kemi futur mbetje të rrezikshme”, është shprehur ajo. 

    Shto Koment