Politike

Pjerin Ndreu flet për familjet e prekura nga tërmeti: Shumë shpejt kalon bonusi i qirasë. Kemi siguruar 2 milionë euro nga donatorët e huaj (VD)

Pjerin Ndreu ka deklaruar se shumë shpejt do të jepet bonusi i qirasë për familjet e prekura nga tërmeti.
Featured image of article: Pjerin Ndreu flet për familjet e prekura nga tërmeti: Shumë shpejt kalon bonusi i qirasë. Kemi siguruar 2 milionë euro nga donatorët e huaj (VD) Pjerin Ndreu

LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka deklaruar se shumë shpejt do të jepet bonusi i qirasë për familjet e prekura nga tërmeti. Ndreu u shpreh se ende nuk ka një faturë të dëmit të shkaktuar por, por deri më tani bashkia e Lezhës ka siguruar 2 milionë euro nga donatorët e huaj.

“Kemi të bëjmë me njerëz që nuk mund të banojnë në shtëpitë e veta, Ne për pak ditë do të kalojmë në llogari bonusin për familjet e prekura. Ne po bëjmë një analizë të dëmit të shkaktuar. Por ende nuk e kemi një faturë për dëmet në total. Mendoj se askush sduhet ta kapë paniku se ne çdo dite ne merremi me këtë punë. Jemi e vetmja bashkia që kemi siguruar 2 milionë euro të dhuruar nga donatorët. Jam në nëgociata me disa donatorë të tjerë të huaj dhe të mundemi e të ndërtojmë disa shkolla të dëmtuara”, u shpreh Ndreu.

Janë 13 pallate të pabanueshme?

Po bëhet vlerësimi i thelluar se ka një ndryshim mes aktit të konstatuar dhe aktit të veprimit. Kjo nuk do të thotë se pallati do të shembet apo do të riparohet, kjo do të përcaktohet nga ekspertët vlerësues

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë kam marrë kontakt të menjëhershëm me donatorët. Lezha  ka një specifike tjetër. Asnjë nga pallatet e reja nuk ka dëmtime strukturore, por disa dëmtime që mund të riparohen.

Bonusi i qirasë, a janë plotësuar kërkesat?

Të gjitha kërkesat që janë identifikuar. Por e pranojmë se janë dhe rastet abuzive.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimit nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë, Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment