Politike

“Meta flet si të ‘fortët’ e lagjes”/ Petro Koçi kritikon ‘gjuhën’ e presidentit: Nuk i shkon për shtat

Zëvendësministri tha se kreu i shtetit e mendon Presidencën si organizatë.
Featured image of article: “Meta flet si të ‘fortët’ e lagjes”/ Petro Koçi kritikon ‘gjuhën’ e presidentit: Nuk i shkon për shtat Petro Koçi

TIRANË– Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi e akuzoi Presidentin Meta se përdor një gjuhë që nuk i shkon përshtat për postin që zotëron aktualisht.

Duke iu referuar deklaratave të kreut të qeverisë për paketën “Anti-KÇK”, Koçi e krahasoi gjuhën e Metës me atë të “të fortit” të lagjes. Zëvendësministri tha në emisionin “7 pa 5” në vizion Plus se kreu i shtetit e mendon Presidencën si organizatë.

“Edhe Metës i kanë thënë shpesh që të vetëdorëzohet dhe nuk e ka bërë. Deklaratat e presidentit janë deklarata me një gjuhë që zakonisht e kanë të fortët e lagjes ose këta të fortët që ka në objekt pune OFL. Kjo është gjuhë dhune, gjuhë rezistence militare gjë që nuk i shkon një Presidenti Republike. Edhe kur thotë kala, Presidenca nuk është organizatë, është një institucion që ka Presidenti i Republikës. Nuk është një institucion kolektiv. Ata të tjerët janë punonjës të zakonshëm të shtetit. Zoti Meta kështu i mendon gjërat, gjithmonë e mendon veten pjesë të një organizate.”, u shpreh Petro Koçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë Kuvendi pas një seance të gjatë votoi ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Projektligji u miratua me 87  vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Sipas këtyre ndryshimeve, Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk e bën, atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin.

Lidhur me ligjin ka reaguar edhe vetë kreu i shtetit, Ilir Meta i cili është shprehur se e gjitha është një marrëzi anti-kushtetuese dhe përpjekje për të dënuar me vdekje kredibilitetin e Reformës në Drejtësi.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment