Bota

Përmbytje masive si shkak i shirave në Kenia, Somalia dhe Ruanda, vdesin 200 njerëz

Shirat e rrëmbyeshëm në Kenia, Somalia dhe Ruanda kanë shkaktuar përmbytje masive e vdekjeprurëse së fundmi. Mediat e huaja kanë raportuar se të paktën 200 persona kanë vdekur nga këto përmbytje ndërsa të tjerët janë larguar nga shtëpitë.
Featured image of article: Përmbytje masive si shkak i shirave në Kenia, Somalia dhe Ruanda, vdesin 200 njerëz

SOMALI– Kenia, Somalia dhe Ruanda janë goditur nga përmbytje vdekjeprurëse. Njerëzit janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre ndërsa lumenjtë kanë shpërthyer digat.

Përmbytjet masive si rezultat i shirave të dendur të kohëve të fundit ka vrarë pothuajse 200 njerëz në të gjithë Kenia, thotë qeveria.

Uji ka përmbytur pothuajse 8,000 hektarë tokë, ka shkatërruar shtëpi e shumë biznese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Njerëzit janë detyruar te largohen nga shtepite e trye.Mes tyre Kenia është vendi që është  goditur më rëndë, ku sipas qeverisë atje janë regjistruar deri tani 194 viktima.  Edhe në Ruanda dhe Somali ka  pasur viktima ku gjendja është teje e vështirë. Kujtojmë se vendet e Afrikës Lindore janë goditur gjithashtu nga një pushtim i karkalecave dhe Covid-19.

Burimi: gbcghanaonline

A.C/Dosja.al 

Shto Koment