Bota

Nuk besuan versionin e parë/ Del përgjigjia e autopsisë private nga familjarët, mjekët: George Floyd ka ndërruar jetë nga asfiksia

Autopsia e dytë e kryer në mënyrë private për vdekjen e Floyd, ka zbuluar se vdekja e tij ka ardhur si shkak i asfiksisë që u shkaktua nga presioni i qëndrueshëm.
Featured image of article: Nuk besuan versionin e parë/ Del përgjigjia e autopsisë private nga familjarët, mjekët: George Floyd ka ndërruar jetë nga asfiksia Pamje nga protestat

SHBA– Rezultati i autopsisë për vdekjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd tregonte se ky i fundit nuk ka vdekur si shkak i dhunës që polici ushtroi mbi të, por për  shkak të problemeve me zemrën që ai vuante më herët.

Megjithatë familjarët e Floyd nuk e kanë pranuar rezultatin e kësaj autopsie, duke thënë se nuk është e vërtetë dhe se është vetëm një “iluzion” duke kërkuar një tjetër autopsi.

Ditën e sotme sipas mediave të huaja është raportuar se autopsia e dytë, e kryer në mënyrë private për vdekjen e Floyd ka zbuluar se vdekja e tij ka ardhur si shkak i asfiksisë që u shkaktua nga presioni i qëndrueshëm.

Dy mjekët, Dr. Micheal Badel dhe Allecia Wilson, që kryen autopsinë në mënyrë private të 46-vjeçarit  me ngjyrë, u shprehën se ushtrimi i forcës në qafë dhe shpinë  i ka shkaktuar të ndjerit mungesë të qarkullimit të gjakut në tru. Më tej mjekët shtuan se prangat dhe pozicionimi bën që diafragma të dëmtohej shumë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prandaj Baden dhe Wilson deklarojnë në bazë të autopsisë, se Floyd mund të ketë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si shkak i dhunës së policit.

“Rezultatet pohuan se gjithçka është në përputhje me atë që kanë parë njerëzit. Nuk ka asnjë çështje tjetër që mund të shkaktojë vdekjen e kësaj natyre.”- tha Baden.

Burimi: Nytimes 

A.C/Dosja.al

Shto Koment