Kulture

Fëmijët e kritikonin për rolin e dashnores në skenë, regjisori i njohur tregohet i sinqertë për gruan: I kishte qejf vetë

Ndërsa kanë folur për rolet, çifti kanë treguar dhe kritikat që kanë marrë nga fëmijët...
Featured image of article: Fëmijët e kritikonin për rolin e dashnores në skenë, regjisori i njohur tregohet i sinqertë për gruan: I kishte qejf vetë Regjisori, Pëllumb Kulla dhe aktorja, Xhuljeta Kulla.

TIRANË- Të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e çdo të mërkure në “Soiree”, ishin dhe çifti i aktorëve të mirënjohur të skenës shqiptare, Pëllumb Kulla dhe Xhuljeta Kulla. Partnerë në jetë dhe në skenë, Pëllumbi dhe Xhuljeta kanë rrëfyer dhe detaje nga jeta artistike, duke përfshirë kështu edhe rolet e shumta që kanë luajtur në skenë, vështirësitë dhe gëzimet që i falte profesioni i aktrimit.

Ndërsa kanë folur për rolet, çifti kanë treguar dhe kritikat që kanë marrë nga fëmijët. Konkretisht Xhuljeta Kulla ka rrëfyer me sinqeritet se si e kanë kritikuar fëmijët për rolin e saj si dashnore në skenë, duke i thënë se ndjeheshin të turpëruar dhe i gjykonin në ambjentet e shkollës

Thotë vajza ç’kam hequr unë nga mamaja me atë rolin Elis Dyfurrit, dashnores së EsatToptanit. S’kisha vend kutë futesha, më thërrisnin në shkollë moj çupë e Esatit. Unë pushimin e bëja Brenda në klasë më tha vetëm që të mos dilja se nuk iduroja dot,”- ka rrëfyer aktorja Xhuljeta Kulla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Por, ndërsa Jonida Shehu nuk ka nguruar të ngacmojë bashkëshortin e aktore, njëkohësisht dhe regjisor, se pse i jepte ato role, ai është shprehur se “i kishte qejf vetë”. Sigurisht ky togfjalësh shkaktoi të qeshura e humor në studion e “Soiree“.

R.L/Dosja.al

Shto Koment