LIVE UPDATES
Aktualitet

SKEDA në duart e Anti-KÇK/ Bar-kafe, kompani nafte, dhe polici private… Bizneset milionëshe të Lul Berishës, kush është

4 Shkurt 2020, 10:38 Nga DOSJA

TIRANE- Lulzim Berisha, i njohur edhe si kreu i bandës së Durrësit, që pas lirimit në vitin 2016 e  hodhi pas të shkuarën e tij kriminale, duke iu futur me pasion botës së biznesit. Lul Berisha, i liruar më dhjetor 2016, pas një dënimi prej 25 vitesh burg, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit në Durrës, që i fali jo pak por 6 vite e 22 ditë burg, e sot ai është subjekti i paketës Anti-KÇK, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, Berisha duhet të japë sqarime për pasurinë e tij. Këto sqarime duhet të bindin SPAK, e më pas, do vendoset nëse ai do të ketë më mundësi ta ruajë pasurinë e tij.

Por cila është pasuria e Lulzim Berisha?

Që pasi u lirua nga burgu, Lulzim Berisha iu fut biznesit dhe sipërmarrjeve të mëdha, si tregu i naftës, apo edhe një bar kafe në qytetin e Durrës. Ndërkohë që burime të pavarura, i sugjeruan Dosja.al, se Lulzim Berisha qëndron pas ngritjes së një policie private në Durrës, “One Security”.

Por le të ndalemi tek bizneset e deklaruara…

Aktualisht, Lulzim Berisha është pronari i parë kompanisë “Rajan 2007”, që ka në fokus tregtimin e naftës dhe furnizimin me karburant të anijeve në portin e Durrësit, një biznes i artë ky në këtë qytet.

Më 19 shkurt 2019, kompania është regjistruar në QKB, me tri aksionerë, ku kryesori është Lul Berisha, që zotëron 40%të aksioneve.

Dy aksionerët e tjerë, janë motra e Lulzim Berishës, Luljeta, e cila është edhe administratore, dhe Enkelejda Shoshi, një tjetër njohje e besuar e Lul Berishës.

Policia Private që dyshohet se është pronë e Lul Berishës është shoqëria “One Security, ku themelues janë Luljeta Berisha, motra e Lulzim Berishës dhe Armand Zela, një biznesmen nga Kavaja, që administron kompanitë për tregtimin e paisjeve elektronike “AZ-TECH” dhe “BÇ”. Ajo që është e habitshme është fakti se kur u themelua, kjo kompani është krijuar me një capital prej 350 mijë lekë të vjetra, e një muaj më pas, të dy ortakët e shesin “One Security” tek Aurela Zela, një e afërme e Armand Zelës, e cila nuk ka as eksperiencë në fushën e sigurisë dhe policimit privat. Ajo e bleu “One Security”, për 35 mijë euro, por paratë, sërish si për çudi nuk janë hedhur tek dyshja Berisha-Zela.

Ndërkohë që Berisha posedon në emrin e tij një bar kafe, që siç shihet në ekstraktin e QKR është aksioner i vetëm.

Por kush është Lulzim Berisha, emri që frikësoi Durrësin në vitet e vështira të 1997?

Lulzim Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa u lirua më 2016. Më janar të 2015, Gjykata e Lartë rrëzoi tre dënime përjetë të anëtarëve të bandës së Durrësit dhe la në fuqi vetëm burgun përjetë të Indrit Dokles. Në 6 dhjetor të 2016, plot 10 vite pas arrestimit të tij në Maqedoni ish-kreu i Bandës së Durrësit fitoi lirinë. Berisha u lirua nga Gjykata e Durrësit në një proces larg vëmendjes së mediave dhe ndaj tij është vendosur liri me kusht për 5 vitet e mbetura të dënimit. Berisha prej kohësh qëndronte pranë spitalit të burgut në Durrës ku ishte nën kujdesin e mjekëve pas disa problemeve shëndetësore, ndërsa mësohet se vuan nga një sëmundje e rëndë

Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

 

Historiku i krimeve të Bandës së Durrësit

17 tetor 1998

Organizata kriminale e drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998.

29 tetor 1998

Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, mbi bandën e Durrësit rëndon akuza e dy vrasjeve të tjera. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor

1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri.

22 gusht 1999

Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998. Ai që mbeti i plagosur një vit më parë, Marsel Sotiri, më u ekzekutua në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit.

9 korrik 2000

Prokuroria akuzon bandën për një tjetër vrasje. Këtë herë për atentatin ndaj Dritan Dishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit.

14 janar 2002

Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha-Saliu. Më 14 janar të vitit 2002 i kanë zënë pritë dhe më pas është ekzekutuar shtetasi Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit

2003

Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre.

26 shkurt 2005

Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Një nga ish-bashkëpuntorët më të ngushtë të Lul Berishës, Saliu u vra 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.

13 tetor 2005

9 muaj më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit.

30 tetor 2005

Hakmarrja e grupit të kryesuar tanimë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq, por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e Ilir Kolgjinit, mik i Lul Berishës.
Vrasja ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

6 prill 2006

Data e mësipërme do të shënontë goditjen e një prej bandave më të rrezikshme në vend në Tetovë. Lulzim Berisha, njeriu që e drejtoi për 10 vjet me radhë “bandën e Durrësit” mes vrasjesh e trafiqesh droge dhe armësh do të arrestohej në Maqedoni pas një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga Shqipëria.

16 anëtarët e ish-Bandës famëkeqe në Durrës u dënuan në total me 245 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, vendim i lënë në fuqi dhe nga Apeli ndërsa pas rekursit në Gjykatën e Lartë i vetmi që s’ka mundur t’i shpëtojë burgimit për jetë ishte Indrit Dokle. Njëri prej anëtarëve të bandës, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren banda e durrësit luljeta berisha lulzim berisha one security rajan 2007 anti-kçk-ja zbret në terren banda e durrësit luljeta berisha lulzim berisha one security rajan 2007

Sondazh

Poll

Newsroom/ Abilekaj: Rama u ndje i kërcënuar nga fama e Martinajt. Cukali: Duan 'shock' dhe show

Newsroom/ Abilekaj: Rama u ndje i kërcënuar nga fama e Martinajt. Cukali: Duan 'shock' dhe show

Newsroom- Abilekaj: Media në Shqipëri boton me porosi nga pronari, gazetari ngelet hallka e fundit

Newsroom- Cukali: Komisioni për Diskriminimin veproi me dy standarte për Këlliçin

Newsroom- Abilekaj: Aksioni për Këlliçin u amplifikua nga Rama, u përdor stereotipi për romët

Newsroom- Dizinformimi për Këlliçin, tregoi fuqinë e Veliajt në media

Newsroom- Cukali: Media serioze ka emër dhe pronarë, kërkon falje kur gabon

Newsroom/ Batuta e Cukalit: Nëse do ishin mbjellë 1 mln pemë, do na hante ujku në Myslym Shyri

Newsroom- Pse politikanëve i duhet dizinformimi? Abilekaj: Shmangin filtrin mediatik

Newsroom- Cukali: "Specialistët" e Bashkisë Tiranë bëjnë dizinformim në rrjet

Newsroom, Ep1, P3 - Dizinformimi me sfond politik.

Newsroom, Ep1, P2- Dizinformimi, media botërore di të përgjigjet

Newsroom, Ep1, P1 - Dizinformimi: Kush dizinformon? Politika, media dhe faktorë të tretë

Newsroom/ Abilekaj: Media në botë e lufton dizinformimin, ne kemi media tradicionale të pabesueshme

Newsroom, Episodi 1- Dizinformimi, "arma" e politikës dhe medias

Sherri në PD-në e vulës, Berisha fton deputetët 'anti-Basha': Ejani, të bëjmë më të mirën

'Mos u bëj protagonist'/ debat Shehu-Kodhelin, socialistja: Keni nga 10 vite që keni mbetur në klasë

Berisha: Janë lejuar të votojnë fëmijë në moshën 10-vjeçare

Balla 'lëshon gojën' në Kuvend: Ti Sali, kësaj pjese do vazhdosh t'ja hash gjithmonë...

Manja-Berishës: Ti do shkosh para meje përballë drejtësisë, mezi pres....

Basha rikthehet në Kuvend, momenti kur flet me dy deputetët e PD që ishin kundër ...

Berisha sulmon Ulsi Manjën: Vendin e ke te Gjushi, je kriminel elektoral

Drafti Ramës për asosacionin, Berisha: Rama shpalosi veten si vasal i Vuçiç

Rrezikon Albin Kurti të shpallet non grata nga SHBA-të? Rama: Nuk i hy këtyre gjërave...

Rama per dialogun Kosove Serbi: Situata po behet alarmante

Basha: PD nuk e drejton Berisha, është përjashtuar

Basha: Nuk jam takuar asnjëherë me Taulant Ballën spekulime

Fillimisht e mohon, pastaj flet për dhunën,Basha për OFENDIMET e mbështetësve të tij: S'i kam parë..

Zgjedhjet në PD/ Bardhi i kthehet Alibeajt: S'jam emocional, qëndrimi im është parimor

Salianji: Opozita do të duhet të ribëhet

A do e mbështesë Bashën për kryetar, përgjigjet Alibeaj

Tensionet në mbledhjen e PD, Alibeaj: Asnjë nga anëtarët e kryesisë nuk ka qenë në presion.

'Duhet t'i lëvizim makinat'/ Numërimi i votave, kryetari i KAS: Do ndërpresim seancën

Pallati qe “fundosi” kryebashkiakun Dako

Arrestimi i Dakos, Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton plotësisht..

Arrestimi i Dakos, Balla: Rama ishte i qartë

Votimi në burgun e Rrogozhinës, Berisha sulmon Rusmalin: Kriminel elektoral, ëndërron të bëhet ....

Arrestimi i Dakos, Ibrahimaj refuzon të flasë: Nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë

Vendim i Këshillit të Ministrave: Shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve

Rënia euros Ibrahimaj Deri në mars të vitit të ardhshëm,eskportuesit nuk do paguajnë tatim mbi fitim

“Dhunë, kërcënime dhe sharje”, kurthi që iu ngrit deputetëve nga mbështetësit e Bashës

'Nuk është e lehtë...'/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon për herë të parë Rama: Deri dje krah....

Arrestimi Dakos/ Drejtoria e Policisë merr masa, mbulon godinën

“A jeni në vete? Po jo ore tani” Silva Bino acarohet nga prania e gazetarëve pasi dëshmoi në SPAK

Silva Bino 1 orë në SPAK: Kisha një punë, s’kam asgjë për të thën

'Kadastra është portreti i turpit tonë'/ Rama: Dyert e saj do t'i mbyllim, brenda muajit....

"Deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë” Basha: Nevojitet ligj i duhur për referendumet

dosja sot 5 qershor

“Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe”, Korreshi: Daja im do të bënte operacion tëmthin…

Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Tensionet në veri të Kosovës/ Berisha: Padroni i Vuçiçit në Tiranë po nxit luftën!