KRYESORET
Politike

DOSJA/Pastrim parash e fshehje të ardhurash, Murrizi me llogari në 6 banka

6 Janar 2022, 12:41 Nga DOSJA
DOSJA/Pastrim parash e fshehje të ardhurash, Murrizi me llogari në 6

TIRANË– Ish-deputeti Myslim Murrizi u kallëzua nga Policia e Shtetit në prokurorinë e Tiranës pasi dyshohet se nuk ka deklaruar 60 mijë euro transaksione me të tretë nëpërmjet kompanisë së tij “Murrizi 2009”. Policia e Shtetit ka kryer hetimet dhe ka bërë gati një relacion për prokurorinë ku jep të gjitha detajet që e çuan në dyshimin për të bërë kallëzimin.

‘Reporttv’ ka siguruar dosjen e policisë, aty ku rezulton se Myslim Murrizi rezulton me dhjetëra llogari bankare individuale në emrin e tij dhe të familjarëve, por edhe si pjesë e shoqërisë “Murrizi 2009” shpk. Të gjitha llogaritë rezultojnë të jenë të hapura të paktën në 6 banka. Po kështu sipas referimit të policisë rezultojnë një sërë likuidime shitjesh të kryera jashtë zyrave noteriale, e më pas të deklaruara tek noteri. Ndërkaq disa prej bizneseve janë deklaruar me humbje dhe kanë kaluar në statusin pasiv.

Llogaritë bankare të Murrizit dhe familjarëve

Në një bankë Murrizi ka krijuar një marrëdhënie të hershme dhe disponon dy llogari individuale si dhe shoqëria “Murrizi 2009” shpk si dhe dy llogari të fëmijëve.

Djali i Murrizit në një bankë ka një llogari depozite në monedhën lek, çelur në prill 2013. Në këtë llogari ka vepruar i ati, i cili ka bërë dy depozitime cash në shumën totale 1 000 000 lekë dhe në datë 25 maj 2015 i ka investuar në një depozitë me afat.

Vajza e Murrizit, në të njëjtën bankë ka një llogari depozite në monedhën lekë, çelur në nëntor 2017. Në datë 8 nëntor 2017, ajo ka depozituar në cash 1 020 000 lekë. Po ashtu ka edhe dy llogari në monedhën euro:

Llogaria e parë, ku vihen re të jenë kryer dy depozitime cash nga vetë shtetasja në fjalë në periudhën shkurt-qershor 2021, në shumën totale 3850 euro nga të cilat 3200 euro janë transferuar në llogari të “Eu B***** School M**** G***” dhe 500 euro tek ‘P**** H**** G***’. Gjendja e llogarisë në 29 korrik 2021 ka qenë 24.59 euro.

Llogaria e dytë, ku evidentohen të jenë kryer dy depozitime cash në shumën totale 1000 euro në periudhën nëntor-dhjetor 2020.

Si dhe një kartë krediti, ku rezulton të ketë depozituar 1200 euro gjatë muajit qershor 2021, të cilat janë përdorur për veprime/blerje me kartë”.

Murrizi është bërë klient i një banke tjetër më 28 maj 2010 duke çelur një llogari rrjedhëse në monedhën Euro. Aktualisht llogaria rezulton me statusin ‘close’ që prej datës 25 shtator 2014. Nga analiza e aktivitetit bankar që ky shtetas ka zhvilluar me këtë bankë, evidentohet një numër i ulët transaksionesh të cilat konsistojnë në: depozitime dhe tërheqje cash, pagesa nga/për të tretë me qëllim shitblerje pasurie të paluajtshme etj.

Murrizi ka çelur një llogari individuale në monedhën Euro në datë 19 maj 2016 në një tjetër bankë, e cila aktualisht rezulton me status ‘e fjetur’. Nga analiza e aktivitetit bankar të kryer në këtë llogari rezulton të jetë kryer vetëm një depozitim cash 5 000 euro ditën e çeljes së llogarisë dhe më pas kjo shumë është përdorur vazhdimisht deri në gusht 2017 për veprime me POS brenda dhe jashtë vendit.

Tjetër llogari bankare në një bankë tjetër, ku Murrizi është klient që prej vitit 2007. Ai ka llogari individuale dhe biznesi pranë bankës, konkretisht:

-Llogaria individuale në monedhën Euro, natyra e transaksioneve të kryera në këtë llogari konsiston në depozitime cash, transferta mes llogarive të shtetasit, tërheqje cash apo nëpërmjet ATM-ve si dhe këmbime valutore.

-Llogaria e kursimit në monedhën Euro, ku vihet re se gjatë periudhës qershor 2007-shtator 2008 të jenë depozituar apo transferuar nga një llogari tjetër e shtetasit brenda bankës në total 249 751 euro, nga të cilat 248 700 euro janë tërhequr në cash. prej vitit 2009 nuk rezultojnë të jenë kryer transaksione të tjera.

Llogaritë bankare në shoqërinë “Murrizi 2009” shpk

-Llogaria në monedhën Euro, është çelur në vitin 2011. Vihet re të jetë kredituar kryesisht nga depozitimet cash si dhe transfertat e brendshme apo në mbërritje nga të tretë për likujdim detyrimesh etj. Veprimet bankare janë kryer nga B. Murrizi. Llogaria është mbyllur për shkak të inaktivitetit më datë 12 dhjetor 2017.

Subjekti rezulton të ketë pasur edhe dy llogari të tjera në monedhat Lekë dhe Euro, aktive për periudhën tetor 2018-mars 2020, ku evidentohet një numër i ulët transaksionesh në vlera të vogla monetare. Aktualisht këto llogari rezultojnë të mbyllura”.

Llogari e hapur që prej datës 11 janar 2010 dhe disponon llogari në monedhat: Lekë, euro dhe paund. Nga analiza e aktivitetit bankar të kryer në llogaritë e subjektit rezulton se përgjithësisht natyra e transaksioneve të kryera konsiston në: depozitime cash; kalime nga/për të tretë me qëllim likuidim detyrimesh, për blerje/porositje apartamentesh etj; tërheqje cash si dhe pagesa operacionale si: sigurime shoqërore&shëndetësore, tatim fitimi, Tap etj. Ndërkohë shtetasi Myslim Murrizi ka qenë klient i kësaj banke gjatë periudhës kohore Janar 2006-Janar 2017, kur është mbyllur llogaria personale. Në këtë llogari rezulton vetëm një kreditim page më 1 shkurt 2006 në vlerën 1 022 308 lekë, fonde këto që janë tërhequr cash një javë më pas.

Në një tjetër llogari bankare në bankë tjetër rezulton se është hapur më 5 gusht 2005 dhe është mbajtës i një llogarie rrjedhëse në monedhën euro. Ka mbajtur edhe një tjetër llogari rrjedhëse në monedhën euro të mbyllur prej 13 gusht 2010.

Myslim Murrizi aksioner në disa biznese

“Po ashtu Myslim Murrizi është aksioner i 50% të kuotave të shoqërisë “Murrizi 2009” shpk me NIPT K32******, status aktiv klientë e bankës prej datës 19 janar 2009, mbajtëse e dy llogarive në monedhën Lekë dhe Euro.

Gjithashtu ai është aksioner, mbajtës i 50% të kuotave të shoqërisë “TV-Blue” shpk, status i pezulluar, klientë e bankës prej datës 20 korrik 2009, mbajtëse një llogarie në monedhën Lekë. Nga analiza e llogarive bankare rezulton:

– Llogaria individuale në monedhën euro, rezulton të jetë kryer vetëm një depozitim cash në vlerën 10 000 euro në 5 gusht 2005 dhe këto fonde janë tërhequr cash mbas disa ditësh, 12 gusht.

– Llogaria individuale në monedhën euro (aktive prej prill 2014) evidentohet që llogaria të jetë kredituar nga kalime nga të tretë për blerje apartamenti si dhe nga derdhje cash nga vetë shtetasi Myslim Murrizi. Fondet e kredituara përgjithësisht janë tërhequr cash. Prej muajit gusht 2015, nuk rezultojnë të jenë kryer transaksione të tjera.

Llogaria e “Murrizi 2009” shpk në monedhën Euro (Janar 2009-qershor 2021) transaksionet e kryera në këtë llogari kanë natyrë biznesi, ato konsistojnë në: kalime/depozitime cash nga ortakët e shoqërisë dhe të tretë për blerje apartamentesh, këmbime valutore, kalime në favor të të tretëve për likujdime faturash/detyrimesh, kalime në llogari personale nga ortaku B.Murrizi, tërheqje cash etj. Vihet re se prej tetorit 2015 e deri më tani, nr. i transaksioneve të kryera është reduktuar.

– Evidentojmë se në 24 maj 2010, Myslim murrizi ka depozituar cash 60 000 euro në llogarinë e shoqërisë “Murrizi 2009” shpk (ish-Bushi-T shpk), me përshkrimin ‘Myslim Murrizi sa derdh për Bushi T shpk të ardhurat si ortak’.

– Llogaria e ‘Murrizi 2009’ shpk në monedhën lekë (janar 2009-shtator 2018) vihen re të jenë kryer transaksione në përputhje me natyrën e biznesit: kalime apo depozitime cash nga B.Murrizi apo të tretë për blerje pasurish të paluajtshme, kalime në llogari personale nga B.Murrizi, tërheqje cash, këmbime valutore, pagesa operacionale (taime, sig.shoqërore dhe shëndetësore etj)”.

Shtetasi Myslim Murrizi është ortak dhe administrator i subjektit “Murrizi 2009” shpk. Ky shtetas nuk zotëron llogari rrjedhëse individuale.

Konkluzion: Gjatë periudhës 2010-2017, shtetasi Myslim Murrizi ka kaluar shumën 80 000 euro në favor të shoqërisë “Murrizi 2009” shpk si kalime ortaku dhe ndërkohë gjatë harkut kohor 2019-2021 ka përfituar shumën totale 90 000 euro nga subjekti “Murrizi 2009” shpk si kthim kontributesh të mëparshme.

Pasuritë e paluajtshme të Myslim Murrizit në raportin e policisë

Shtëpi banimi 3 kate, me vlerë 62 640 000 lekë (e rivlerësuar).

Shtëpi banimi në Durrës me vlerë 21 196 800 lekë (e rivlerësuar).

Shtëpi banimi në Kryemëdhenj me vlerë 7 718 940 lekë (e rivlerësuar).

5 njësi tregtare në Kavajë, përfituar me kontratë dhurimi si ortak i ‘Murrizi 2009’ shpk.

6 apartamente banimi në Kavajë, përfituar me kontratë dhurimi si ortak i ‘Murrizi 2009’ shpk.

Tokë arë me sipërfaqe 32 m2 me vlerë 1 392 000 lekë.

Tokë arë me sipërfaqe 4032 m2 në Lushnjë, përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991.

Tokë arë (vresht) me sipërfaqe 500 m2 në Lushnjë, përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991.

Tokë arë me sipërfaqe 2600 m2 në Lushnjë, dhuruar nga i ati.

Tokë arë me sipërfaqe 1 000 m2 në Lushnjë me vlërë 500 000 lekë.

Nga pasuritë e sipërcituara shtetasi rezulton të ketë shitur dy apartamente të ndodhur në Kavajë në çmimin total 7 378 000 lekë.

Pasuritë e gruas së Myslim Murrizi sipas raportit të policisë

Tokë arë me sipërfaqe 3200 m2 ndodhur në Lushnjë, përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991.

Automjet ‘Toyota Rav 4’ me vlerë 20 500 euro.

Shtetasi Myslim Murrizi është aksioner me 50% të kuotave tek shoqëritë: ‘Murrizi 2009’ shpk dhe subjekti ‘TV Blu” shpk.

Bashkëshortja e tij, është aksionere me 50% të kuotave tek shoqëria ‘Al Oil 2019’ shpk.

Të ardhurat e Myslim Murrizit

Evidentohet se burimi kryesor i të ardhurave të shtetasit Myslim Murrizi kanë qenë punësimi (në total 7 270 227 lekë), shitja e pasurive të luajtshme (45 000 euro) dhe të paluajtshme (në total 10 178 000 lekë), të ardhurat nga aktiviteti privat (mes të cilave nga subjekti Justiniani I, ka përfituar divident në vlerën 515 000 euro) si dhe një kredi që shtetasi ka marrë (në vlerën 2 500 000 lekë).

Evidentojmë se shuma 60 000 euro që shoqëria “Murrizi 2009” shpk ka kaluar si kthim kontributi për ortakun në llogari të Myslim Murrizit tek banka “X” më tetor 2019, nuk duket se është deklaruar në ILDKPKI.

Gjithashtu për shtetasin Myslim Murrizi dhe familjarët e tij, ka edhe informacione të tjera për transaksione vlerash mbi pragun dhe konkretisht:

Akte noteriale

– Në datë 12 shkurt 2010, Myslim Murrizi i shet palës blerëse X.Y. një autoveturë ‘Land Cruiser Toyota’ me çmim 29 000 euro.

– Në datë 19 mars 2010, Myslim Murrizi i jep palës huamarrëse A.B. një hua në vlerën 30 000 euro duke deklaruar se të ardhurat burojnë nga biznesi i arsimit.

– Në datën 1 dhjetor 2011, Myslim Murrizi blen kuota nga shoqëria ‘TV-Blu” shpknë vlerën 100 000 euro. Sipas këtij raportimi, shuma është paguar cash jashtë zyrës noteriale.

– Në datë 3 janar 2012, Myslim Murrizi blen nga pala shitëse C.D. një apartament me çmim 9 541 120 lekë. Sipas këtij raportimi, pagesa e kësaj shume do të bëhet nëpërmjet bankët X.

– Në datë 20 dhjetor 2013, Myslim Murrizi i shet palës blerës D.E. një mjet Land Rover me çmim 33 000 euro. Sipas këtij raportimi, kjo shumë është likuiduar jashtë zyrës noteriale para përpilimit të kontratës.

– Në datë 3 mars 2014, Myslim Murrizi blen nga pala shitëse një njësi shërbimi me sipërfaqe 65.15 m2 në Rr. Don Bosko me çmim 6 500 000 lekë. Sipas këtij raportimi evidentohet se shuma është parapaguar me kontratë porosie.

– Në datë 11 mars 2014, Murrizi i shet palës blerëse, një çifti, një apartament me çmim 47 000 euro. Sipas këtij raportimi, evidentohet që pagesa të jetë bërë me këste me kredi bankare.

– Në datë 7 janar 2015 shoqëria “Murrizi 2009” shpk, e përfaqësuar nga shtetasi B.Murrizi i dhuron (dhurim pa kundërshpërblim) shtetasit Myslim Murrizi një njësi me vlerë 36 354 825 lekë.

– Në datë 13 shtator 2017, Myslim Murrizi dhe bashkëshortja i shet palës blerëse A.D. një apartament me çmim 7 700 000 lekë. Sipas këtij raportimi, pagesa është bërë jashtë zyrës noteriale.

– Në datë 31 mars 2018, Myslim Murrizi i shet palës blerëse G.K. një apartament të ndodhur në Kavajë me çmim 1 378 000 lekë. Sipas këtij raportimi, vlera është derdhur në llogarinë e transaksioneve të pronave të kësaj zyre noteriale.

– Në datë 18 qershor 2010, Myslim Murrizi ka kryer një transfertë për shit-blerje makine në vlerë 83 000 euro.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!