SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
RRESHEN- U vesh si grua, vuri paruke, një kapuç të zi… një fustan dhe u ngjit për në katin e shtatë të pallatit, ku kishte apartamentin Armando Gjini. Është ky informacioni i vetëm që është mundur të sigurohet nga mediat në rrugë jo-zyrtare për snajperin misterioz që ia doli të vriste në mes të ditës me tek plumb biznesmenin, Kastriot Reçi. Burime në Policinë e Shtetit, i thanë Dosja.al se gjurmët e siguruara deri më tani, të çojnë drejt të afërmve të Armando Gjinit, i ekzekutuar më 12 gusht 2019, në sy të fëmijëve të tij të mitur, në qendër të qytetit të Rrëshenit, ndërsa për këtë vrasje u dyshua Kastriot Reçi dhe grupi i tij, por kurrë akuza nuk u faktua. Po të njëjtat burime, theksuan, se dyshohet se snajperi është një person me eksperiencë me armët luftarake, për shkak se në të shkuarën e tij, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës. Ish-gardisti, ka patur njohuri dhe saktësi në qitje, duke mundur të sigurojë përmes njohjeve armën, të cilën e hodhi në pas pallatit pasi kreu krimin.
Bashkë me një mikun e tij, snajperi është ka zbarkuar në Rrëshen, rreth orës 07:00 e mëngjesit të së martës. Në këtë moment, dy aleatët në krim janë ndarë. Qitësi profesionist, ka patur një njohje prefekte të skenës ku do të vriste Kastriot Reçin, dhe i vetmi që mund t’ja shkatërronte planin do të ishte vetë Reçi, nëse ky i fundit nuk do të paraqitej si çdo ditë në lokal. Por jo, snajperi nuk gaboi. Pasi e kishte vëzhguar nga larg për më shumë se një javë biznesmenin, edhe të martën, me një qetësi dhe plan të mirëorganizuar shkoi në banesën e Armando Gjinit, me të cilin dyshohet se ka patur një marrëdhënie të ngushtë miqësore dhe nga apartamenti është pozicionuar për momentin e duhur. Me fustan dhe paruke, ka përgatitur snajperin tip Sabbatti, me rreze mbi 250 metra, dhe ka pritur orën kur Reçi do të shfaqej. Në 10:55 minuta, Reçi zbriti nga makina e tij si çdo ditë për të shkuar në lokalin e tij. Snajperi e ka vëzhguar dhe e ka pritur momentin e duhur. Dhe ai erdhi…. Që pasi iu vra i vëllai, qytetarë të Rrëshenit, që kanë njohje me viktimën, i thanë në anonimitet Dosja.al, se Kastriot Reçi i ruhej një atentati. Ai ulej gjithnjë në një cep të lokal “Mirdita” nga ku kishte vëzhgim në të gjithë lokalin duke evituar anën e rrugës, apo praninë tek xhamat.
Më 7 janar, bashkë me vëllain e tij, dhe me dy persona të tjerë që besohet se kujdeseshin për sigurinë e tij, Reçi ka parkuar dhe ka zbritur. Në këtë moment, i vëllai është larguar për të hyrë në bar, ndërsa viktima ndalon të takojë një grua me fëmijë. Snajperi, që kishte 5 orë që e vëzhgonte me një saktësi absolute e ka qëlluar vetëm një herë. Një plumb në zemër i ka shkaktuar vdekjen në jo më shumë se 30 sekonda pas goditjes, në një distancë prej 150-200 metra. Autori ka hedhur nga pallati snajperin i cili është gjetur nga policia mbrapa pallatit. Më pas ai është larguar me shpejtësi, ka ecur disa metra në këmbë, për të shkuar deri tek makina kur e priste miku bashkëpunëtor dhe janë nisur drejt rrugës Rrëshen- Burrel.
Dosja.al ka raportuar edhe më herët për dyshimet se vrasja e Reçit ka si motiv hakmarrjen, e tanimë kjo pistë forcohet edhe më. Mënyra e vrasjes, njohja që snajperi ka patur me armët, por edhe lidhjet me Italinë, dhe grupin e Armando Gjinit, i ka çuar hetuesit drejt pistës së hakmarrjes, se sipas tyre, vrasja e Reçit është një hakmarrje e mundshme për trupin e vrarë të ushtarit të Met Kananit.
47-vjeçari u njoh më 12 maj 2018 si pjesë e grupit të Met Kananit së bashku me 37 persona të tjerë. Ushtarët e Met Kananit këmbenin kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Por 4 ditë pas arrestimit, Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet për vrasjen e tij u fokusuan tek prishja e pazareve të drogës duke përjashtuar nga hetimi indirekt Kastriot Reçin.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Rrethi i personave të përfshirë në përgjimet e dosjes së Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”, sa vjen e shtohet. Pak ditë më parë në përgjig...
TEPELENË- Një makinë është djegur sot në rrugën nacionale Gjirokastër Tepelenë. Sipas informacioneve bëhet me dije se makina është djegur në vendin e quajt...
DIBËR- Detaje të reja nga plagosja e policit në Dibër. Bukurosh Zagradi, 50 vjeç u godit me thikë nga dy persona ditën e sotme në Dibër. Në momentin...
DIBËR– Dy persona kanë plagosur me thikë një efektiv policie mesditën e sotme në Dibër. Mësohet se punonjësi i policisë, Bukurosh Zagradi ndodhet në spital...
LUSHNJE– Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnje, në fshatin Kolonjë. Një 42-vjeçar ka rënë në kanal, pasi ishte duke drejtuar motoçik...
Rrëshen- Dalin pamjet e plota të ekzekutimit të Kastriot Reçit në Rrëshen, vrasje ne ndodhur paraditen e 7 janarit. Syri.Tv ka publikuar videon e plotë t...
TIRANE- Dosja.al sjell modelin e snajperit italian që është përdorur nga ekzekutori që vrau biznesmenin Kastriot Reçi. Siç shihet edhe në foto, s...
TIRANË– Ditën e sotme drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj doli përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, ku u njoh me rez...
Tiranë- 27-vjeçari me iniciale F.K është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në aeroportin e Rinasit 20 mijë euro të padeklaruara. Sipas Policisë,...
BELGJIKË– Policia belge ka arrestuar një 45- vjeçar nga Vlora, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Sipas njoftimit të policisë, më...